TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy ditë afat për konstituim – zbulohet oferta e Kurtit për Limajn

Deputetët e zgjedhur kanë vetëm edhe dy ditë kohë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Brenda 48 orëve, pritet të dihet përfundimisht edhe nëse Vetëvendosje dhe Nisma do të arrijnë marrëveshje. Televizioni ka mësuar detaje të reja, nga oferta që Kurti ia ka bërë Limajt.

by Fetije Kamberi
9 muaj ago
1 0
A A

Edhe dy ditë, ka afat për t’u konstituuar ky institucion.

Kështu ka vendosur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që 26 korriku të jetë data e fundit për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Tentimi i 52-të me radhë është të premten.

Prej disa javësh, një marrëveshje po tentojnë ta bëjnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate.

Televizioni merr vesh që kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt i janë ofruar tri pozita nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“I është ofruar pozita e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, një ministri dhe për zgjedhjet e ardhshme të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje”,
Por këto oferta të Kurtit i sheh vetëm sa për sy e faqe njohësi i zhvillimeve politike, Avni Arifi.

Ai është i bindur se kryeministri në detyrë dhe Limaj nuk do të arrijnë marrëveshje.

“Kjo nuk ka t’bëj me krijimin e Qeverisë, kjo ka të bëjë me kap për hune popullin e Kosovës dhe me en, kishe na po mundohemi me gjetë zgjidhje. Ai (Kurti) mundet me i marrë 80 vota për kryetar të Kuvendit se PDK-ja 38 deputetë ja voton, por nuk po don se nuk i ka votat tani për Qeveri, kështu cka bon? Ia shet e mashtron popullin e Kosovës kinse po bëj negociata me Fatmir Limajn po ai i ka 56 vota, me tri të Limajt janë 59. Pra cka ndodhë, në fund të javës thonë dështuan bisedimet nuk u morëm vesh dhe kalon afati tridhjetë ditor dhe ja kjo është situata, ka bë përpjekje për me kriju institucione pagun populli i Kosovës punë e madhe që i ka rrejt”, shprehet Arifi.

Në një konferencë për media të mbajtur në fillim të kësaj jave, Kurti deklaroi se deri në fund të javës do të merret vesh nëse do të arrihet marrëveshja.

Zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, në vazhdimësi kanë deklaruar se partia e tyre nuk do t’ia jap Fatmir Limajt pozitën që ai po synon, atë të kryetarit të Kuvendit.

Tags: kurtiLimjaofertaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën