TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani i drejtohet Kushtetueses: Kërkesë për kompetenca, afate dhe legjitimitet (DOKUMENT)

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Osmani i drejtohet Kushtetueses: Kërkesë për kompetenca, afate dhe legjitimitet (DOKUMENT)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për vlerësimin e një konflikti kushtetues të kompetencave ndërmjet institucioneve shtetërore, në një moment vendimtar për funksionimin institucional të vendit.

Kërkesa vjen pasi Kuvendi i Kosovës nuk është arritur të konstituohet brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh, të përcaktuar në nenin 66 të Kushtetutës dhe në aktgjykimin KO124/25 të vetë Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e Presidentes përfshin tri kërkesa kryesore:

  1. Vlerësimin e konfliktit kushtetues të kompetencave mes Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë;
  2. Sqarimin e pasojave juridike në rast të tejkalimit të afatit për konstituimin e Kuvendit;
  3. Vendosjen e një mase të përkohshme – pezullimin e rrjedhës së afatit 30-ditor, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.

Osmani: “Një krizë që cenon sovranitetin dhe shtetin e së drejtës”

Në dokumentin e dorëzuar në Gjykatë dhe i siguruar nga Tëvë1, Presidentja Osmani argumenton se vonesa në konstituimin e Kuvendit krijon një krizë të rëndë institucionale, që ndikon jo vetëm në funksionimin e Kuvendit, por edhe në punën e Qeverisë dhe të Presidencës.

“Një rend kushtetues që nuk është funksional në praktikë, nuk mund të garantojë as të drejta, as përfaqësim, as llogaridhënie – dhe si rrjedhojë, nuk mund të ruajë legjitimitetin e tij tek qytetarët,” thuhet në kërkesë.

Kompetencat e bllokuara të Presidentes

Në mungesë të një Kuvendi të konstituuar, Presidentja thekson se i pamundësohet ushtrimi i disa prej kompetencave kyçe kushtetuese, si:

  1. Caktimi i mandatarit për formimin e Qeverisë;
  2. Emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese;
  3. Dekretimi i marrëveshjeve ndërkombëtare;
  4. Ushtrimi i funksioneve si Komandante Supreme e FSK-së;
  5. Udhëheqja e politikës së jashtme në koordinim me Qeverinë.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Gjykata

Në kërkesë shtrohen disa çështje thelbësore për qartësimin e situatës juridike:

  1. Çfarë ndodh nëse Kuvendi konstituohet pas afatit 30-ditor?
  2. A janë të vlefshme aktet e një Kuvendi të tillë?
  3. A ka ai legjitimitet të bashkëpunojë me Presidenten?

“Kërkesa nuk është politike, por kushtetuese dhe ekzistenciale”

Presidentja ka kërkuar masë të përkohshme, që Gjykata të pezullojë rrjedhjen e afatit 30-ditor, derisa të jepet një vendim përfundimtar, për të parandaluar “dëme të pariparueshme” ndaj rendit dhe sigurisë institucionale.

“Në mungesë të një konstituimi të Kuvendit brenda afatit kushtetues, vendi hyn në një zonë gri ligjore dhe institucionale, ku çdo vendim mund të kontestohet, çdo akt mund të quhet jolegjitim dhe vetë qytetarët humbasin përfaqësimin e tyre kushtetues,” thuhet në kërkesë.

Gjykata Kushtetuese: vendimtare për stabilitetin

Osmani argumenton se Gjykata Kushtetuese është institucioni i vetëm që mund të japë sqarime ligjore në këtë situatë dhe të shmangë një krizë edhe më të thellë. Ajo i referohet edhe precedentëve të mëhershëm të Gjykatës, ku konflikti i kompetencave është trajtuar në mënyrë preventive (ex-ante).

“Kjo nuk është një çështje politike, por ekzistenciale për shtetin e së drejtës dhe përkushtimin e Kosovës ndaj rendit kushtetues,” thuhet në përmbyllje të kërkesës.

Ky është një ndër raste më të rëndësishme të trajtuara ndonjëherë nga Gjykata Kushtetuese, me ndikim të drejtpërdrejtë në qartësimin e rolit të Presidentes në raste bllokadash, vlefshmërinë e akteve të Kuvendit dhe ruajtjen e legjitimitetit institucional.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Anulohen dy seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë

Anulohen dy seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë

Bajrami: Ka mjete të mjaftueshme në buxhetin e Kosovës për t’i adresuar kërkesat e policëve

Bajrami: Kushdo që ka prekur votat në Mitrovicë, e ka vendin në burg

Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

Maqedonci shpreh ngushëllime për vdekjen e 20 ushtarëve turq

Anulohen dy seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë

Anulohen dy seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë-Kosovë

Bajrami: Ka mjete të mjaftueshme në buxhetin e Kosovës për t’i adresuar kërkesat e policëve

Bajrami: Kushdo që ka prekur votat në Mitrovicë, e ka vendin në burg

Xhaka flet për Avdullahun e Hajdarin dhe duelin në Prishtinë

Xhaka flet për Avdullahun e Hajdarin dhe duelin në Prishtinë

Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Lituania emëron Bashkim Zeqirin konsull në Kosovë

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

Maqedonci shpreh ngushëllime për vdekjen e 20 ushtarëve turq

Turqia thotë se s’ka të mbijetuar nga rrëzimi i avionit ushtarak

Turqia thotë se s’ka të mbijetuar nga rrëzimi i avionit ushtarak

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohet një i dyshuar në Gjilan pasi sulmoi dy persona me thikë pas një mosmarrëveshjeje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën