TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

10 fëmijë në mesin e 15 të vrarëve në një sulm izraelit ndaj një objekti humanitar në Gaza

by teve1
9 muaj ago
1
A A
10 fëmijë në mesin e 15 të vrarëve në një sulm  izraelit ndaj një objekti humanitar në Gaza

Foto: Anadolu

Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës deklaroi se të paktën 15 persona, përfshirë 10 fëmijë dhe tre gra, u vranë nga forcat izraelite në një sulm që e përshkroi si një “masakër brutale dhe të tmerrshme” ndaj një pike mjekësore në qytetin Deir el-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas deklaratës së shpërndarë në Telegram, pika mjekësore po ofronte ndihmë ushqimore dhe mjekësore për gra dhe fëmijë të sëmurë, si pjesë e përpjekjeve për të përballuar krizën humanitare që ka prekur mbi 1.1 milion fëmijë në Gaza.

Zyra akuzoi ushtrinë izraelite për vrasje të qëllimshme të civilëve dhe për goditjen e zonave të populluara e tregjeve të mbushura me njerëz.

“Sulmi i drejtpërdrejtë ndaj një objekti mjekësor humanitar përbën një shkelje të rëndë të ligjeve ndërkombëtare dhe humanitare dhe dëshmon për krimet e vazhdueshme të okupimit kundër civilëve të pambrojtur,” thuhej më tej në deklaratë, ku i bëhej thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos heshtë përballë kësaj tragjedie.

Ndërkohë, Mbrojtja Civile e Gazës ka njoftuar se aktualisht nuk ka më mjete të nevojshme për të kryer operacione shpëtimi, veç një kamioni të vetëm zjarrfikës që ndodhet në Gaza dhe në provincat veriore të saj, ka raportuar Al Jazeera.

Në deklaratën e saj, organizata theksoi se pjesa më e madhe e automjeteve emergjente janë shkatërruar ose nuk mund të riparohen për shkak të mungesës së pjesëve rezervë.

Gjendja është po aq alarmante edhe në provincat jugore si Deir el-Balah, Khan Younis dhe Rafah, ku vetëm tre nga gjashtë kamionët zjarrfikës dhe dy nga gjashtë ambulancat janë ende funksionale.

Mbrojtja Civile kërkoi ndihmë urgjente nga bashkësia ndërkombëtare, duke paralajmëruar se pezullimi i këtyre shërbimeve ndodh në një moment kur sulmet izraelite janë intensifikuar dhe hapësirat e ashtuquajtura “humanitare” po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Procesi për 2 gjyqtarë të Kushtetueses kritikohet për mungesë meritokracie

Procesi për 2 gjyqtarë të Kushtetueses kritikohet për mungesë meritokracie

Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare

​Trump thotë se nuk do ta lejojë Iranin të “shantazhojë” ShBA-në

59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj në Itali

59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj në Itali

Një anije cisternë në brigjet Omanit raportohet se është goditur nga Irani

Një anije cisternë në brigjet Omanit raportohet se është goditur nga Irani

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën