TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese: Deputetët e kanë shkelur betimin, mandati mund t’u merret

by Tëvë1
7 muaj ago
9
A A
Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese: Deputetët e kanë shkelur betimin, mandati mund t’u merret

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku edhe për herë të 44-të radhazi është dështuar konstituimi i tij. Në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Kryeziu ka paralajmëruar se ngërçi aktual ka pasoja serioze ligjore dhe kushtetuese për deputetët dhe subjektet politike.

“48 orë janë të përcaktuara vetëm për dy herë. Nëse nuk realizohet me herën e dytë, atëherë situata kalon në absurditet dhe gjendje jashtëzakonshme,” deklaroi ai.

Kryeziu tha se ka komunikuar personalisht me deputetë nga të gjitha partitë, duke i pyetur për arsyet e mosfunksionimit të Kuvendit.

“Përgjigjet që kam marrë ishin shqetësuese disa më thanë se po veprojnë ‘për inat’, ndërsa të tjerë nuk dinin as të jepnin afat se kur kjo situatë do të zgjidhet,” tha ai.

Duke iu referuar Kushtetutës dhe vendimeve të mëhershme të Gjykatës Kushtetuese, Kryeziu paralajmëroi se, pas përfundimit të afatit 30-ditor, mund të merren masa serioze ndaj deputetëve.

“Deputetëve mund t’u merret mandati, dhe në raste të caktuara, mund të ndiqen penalisht. Kjo pasi e kanë dhënë betimin dhe e kanë shkelur, duke dështuar të krijojnë institucionin përfaqësues të popullit,” tha ai.

Sipas tij, ky dështim tregon mungesë kapaciteti juridik dhe përfaqësues të deputetëve për të krijuar një Kuvend funksional, çka e cenon drejtpërdrejt funksionimin e shtetit.

Kryeziu theksoi gjithashtu se, sipas legjislacionit në fuqi, masa ndëshkuese për subjektin politik që pengon krijimin e Kuvendit varion nga 1 deri në 6 vjet, në rast të mosrespektimit të vendimeve kushtetuese.

Tags: Gjykata KushtetuesKendi i debatitkuvendiTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një 69-vjeçar në Lipjan, dyshohet për disa vjedhje nga kamionë të parkuar

KOSTT: Sistemi elektroenergjetik është stabilizuar pas reduktimeve të rrymës

KOSTT: Sistemi elektroenergjetik është stabilizuar pas reduktimeve të rrymës

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Real Madridi “shkel” Monacon

Real Madridi “shkel” Monacon

Arsenali vazhdon me fitore në Champions, mposht Interin

Arsenali vazhdon me fitore në Champions, mposht Interin

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën