TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Rrëfimi për plagët e boshnjakëve” – Promovohet libri “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”

Gjatës së martës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka botuar librin “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”, të autorit boshnjak, imamit Mevludin Hrnjiq. 30 vjet më parë në muajin korrik u masakruan mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të udhëhequra nga Ratko Mlladiq.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
1 0
A A

Në këto varreza të Potoçarit të Bosnje dhe Hercegovinës, në mesin e mijëra viktimave prehen vëllezërit dhe babai i Mevludin Hrnjiqit.
Ky i fundit i mbijetoi i gjenocidit të Srebrenicës dhe më pas me laps në dorë vendosi t’i rrëfej botës për krimet e llahtarshme që forcat serbe kryen ndaj myslimanëve boshnjakë.

Hrnjiq tha se Srebrenica mbetet një plagë e hapur për shumë familjarë ndërsa pati kritika edhe për faktorin ndërkombëtar.
“Unë jam njëri prej atyre që e kam përjetuar gjenocidin në Srebrenicë dhe kam mbetur si dëshmitarë i atyre ngjarjeve të tmerrshme. Srebrenica është një plagë e madhe për të gjithë ne. Kjo është një njollë e zezë edhe për Bashkësinë Ndërkombëtare që dështoi t’i mbrojë civilët. Ata u vranë vetëm se ishin myslimanë” , ka thënë Hrnjiq

Prezent në promovimin e librit të Hrnjiqit për gjenocidin në Srebrenicë ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kurti para të pranishmëve tha se shqiptarët e Kosovës i kuptojnë shumë mirë plagët e boshnjakëve sepse i kanë përjetuar nën lëkurën e tyre mizoritë e regjimit serb.

“Nën komandën e Ratko Mlladiqit, forcat serbe vranë 8372 burra dhe djem boshnjakë. Më shumë se masakër ishte përpjekje për të zhdukur një popull, një kulturë dhe një frymë. Ishte gjenocid. Gjenocidi në Srebrenicë është krim që i përket të gjithë njerëzimit. Dhimbje që nuk njeh kufij dhe përgjegjësi që nuk mund të harrohet. Në Kosovë çdo korrik e kujtojmë Srebrenicën si plagë që flet edhe për ne, sepse sikurse boshnjakët edhe shqiptarët e Kosovës përjetuan në të njëjtën dekadë egërsinë dhe mizorinë e regjimit serb” , ka thënë Kurti.
Kurse, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, deklaroi se para syve të botës u vranë mbi 8.000 burra dhe djem vetëm pse i përkisnin një besimi dhe etnie tjetër.

“Ngjarjet e korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë nuk janë një tragjedi e izoluar por një akt i qëllimshëm gjenocidi i orkestruar me synimin për zhdukjen e boshnjakëve vetëm pse i përkisnin një etnie dhe besimi tjetër. Mbi 8.000 burra dhe djem u makruan, shumë gra u përdhunuan dhe mijëra familje u shpërngulen para syve të botës”, ka thënë Tërnava.

Masakra e Srebrenicës është shpallur gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në Ish-Jugosllavi dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, por këto krime kundër njerëzimit janë mohuar në vazhdimësi nga udhëheqësit serbë në Bosnjë dhe Serbi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën