TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Në stinën e verës ekziston rreziku më i madh nga helmimi i produkteve ushqimore. Mjeket apelojnë për kujdes në produktet që konsumohen, e nga AUV thonë se janë duke bërë kontrolle të shtuara në këtë kohë.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
1 0
A A

Me hyrjen në stinën e verës, janë ngritur edhe temperaturat.

E shkak i temperaturave të larta, rritet edhe rreziku për helmim nga ushqimi.

Kësisoj, kërkohet që qytetarët të kenë kujdes në produktet që konsumojnë.

“Duhet te kemi kujdes në ruajtjen e ushqimit të ruhet në frigorifer të përgatitet mirë se si pasojë e helmimeve mund të vjen deri te diarrea, të vjelluratëdhimbje barku, dehidrim e dobësi të përgjithshme. Të ushqehen sigurt të kenë kujdes gjatë përpunimit të ushqimit, ruajtjes së ushqimit  në frigorifer. Varësisht prej llojeve të ushqimit, vezët, mishi, produktet  e qumështit”, tha specialistja e mjekësisë familjare, Albana Morina.

E trajtim mjekësor këto ditë si shkak i helmimit kanë kërkuar disa persona.

“Është e vërtetë që për shkak  të temperaturave në këtë periudhë baktere munden me u shumuar më shpejtë për shkak të temperaturave të larta dhe kështu vije më shpejtë deri tek helmimi në ushqim. Ka pasur një numër që ka filluar nuk mundem të them që është numër i madh, ndoshta janë raste sporadike. Mirëpo, po vërehet që kanë filluar me qenë disa raste me simptomatoligji të tillë, qoftë prej ushqimit apo edhe ndonjë infeksioni viral dhe  ka pas raste që kanë ardh me marr tek ne shërbime”, bëri të ditur Morina.

Për të parandaluar raste të tilla, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka shtuar inspektimet.

“Kosova është një vend me temperature të larta në sezon të verës e duhet të kemi kujdes, sidomos kujdes të shtuar për produktet që kërkojnë regjim permanent të ruajtës siç janë: mishi, produktet e mishit, qumështi dhe produktet e tij. Por, edhe produktet e tjera kenë specifikat e veta dhe të gjitha këto janë të deklaruara në produkt. Gjithmonë në secilin rast kur inspektori ka gjetë shkelje në mos ruajtje adekuate, produktet janë konfiskuar janë larguar nga tregu dhe janë asgjësuar ato”, deklaroi Lamir Thaçi nga AUV-i.

Se duhet të ketë më shumë kontrolle e thotë edhe ky qytetar.

“Nuk është bash i sigurt se në këto temperature nëse mbetet ushqimi i ditës së sotme me u përdorë nesër e sidomos në vendet ku përgatiten gjellrat është rrezik”, thotë Murat Demolli.

Për t’u mbrojtur nga nxehtësia, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar qytetarët që të shmangin daljet jashtë dhe aktivitetet e rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës dhe të pijnë ujë rregullisht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mesazhe mashtruese në emër të drejtorit të Policisë, apel për qytetarët të mos bien pre

Mesazhe mashtruese në emër të drejtorit të Policisë, apel për qytetarët të mos bien pre

Aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara përreth Ujmanit po monitorohet nga KFOR-i

Ambasada britanike për aksionin në veri: Të trajtohen shqetësimet e komuniteteve të prekura

Dogana konfiskon 25 për qind të mjeteve monetare të padeklaruara të gjetura në një automjet në Vërmicë

Dogana konfiskon 25 për qind të mjeteve monetare të padeklaruara të gjetura në një automjet në Vërmicë

Gashi e Hyseni diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në luftimin e kriminalitetit financiar

KGJK të premten shqyrton kërkesën e Haxhiut për t’i dhënë epilog çështjes së dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

KGJK të premten shqyrton kërkesën e Haxhiut për t’i dhënë epilog çështjes së dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

Trumpi miraton marrëveshjen historike për energjinë bërthamore civile me Arabinë Saudite

Trumpi miraton marrëveshjen historike për energjinë bërthamore civile me Arabinë Saudite

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

​Tre të arrestuar, dyshohen për disa vjedhje në automjete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën