TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OVL-UÇK i reagon Kurtit për deklaratat ndaj Thaçit dhe Veselit

by Tëvë1
9 muaj ago
3
A A
OVL-UÇK i reagon Kurtit për deklaratat ndaj Thaçit dhe Veselit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), së bashku me Shoqatën e Invalidëve të Luftës (SHIL) dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve (SHFD), kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, të bëra në lidhje me ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Në reagimin e përbashkët të këtyre organizatave, deklarata e Kurtit u cilësua si një “dëshmi e frikës nga drejtësia” dhe një “sulm i papërgjegjshëm ndaj vlerave të luftës”, në një kohë delikate kur është ngritur një aktakuzë e re ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Deklarimi publik i Albin Kurtit, i cili pretendon se Thaçi dhe Veseli po japin ‘instruksione politike nga burgu në Hagë’, është jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe politikisht i rrezikshëm,” thuhet në reagimin zyrtar.

Sipas organizatave, këto deklarime jo vetëm që dëmtojnë imazhin e atyre që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare, por edhe përforcojnë narrativat që mund të përdoren kundër tyre në procesin gjyqësor.

“Vetë ish-Kryeministri i Kosovës po mbështet publikisht një narrativë që mund të përdoret drejtpërdrejt në dëm të tyre. Z. Kurti, kur s’mund të ndihmosh, të paktën mos i dëmto!” – theksohet në reagim.

Organizatat përkujtojnë se gjatë pesë viteve të paraburgimit të Thaçit dhe Veselit, Kurti asnjëherë nuk ka vizituar apo reaguar për keqtrajtimet ndaj tyre, ndonëse personalitete të shumta brenda dhe jashtë vendit kanë ngritur zërin për këtë çështje.

“Në vend që të kryesh detyrën si Kryeministër për të mbrojtur qytetarët e vendit, ti zgjedh t’i godasësh ata në momentin më të ndjeshëm të betejës së tyre për drejtësi.”

Reagimi përfundon me një qëndrim të qartë të organizatave të dala nga lufta.

“Ne do të qëndrojmë në mbrojtje të luftës së drejtë të popullit tonë dhe të secilit që dha gjithçka për lirinë dhe shtetin e Kosovës. Nuk do të heshtim përballë gjuhës që përçmon dhe rrezikon të vërtetën tonë historike”, thuhet në reagim.

Deklaratat e Kurtit dhe reagimet që pasuan po ndodhin në një moment të tensionuar politik dhe institucional, kur vendi përballet me krizë të thellë paszgjedhore dhe bllokadë të gjatë për konstituimin e Kuvendit.

Tags: albin kurtiOVL e UÇK-sëreagimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 200 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente gjatë 24 orëve

Gjendja e të dyshuarës për vrasjen në Podujevë vazhdon të mbetet e rëndë

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Njësia Speciale ndërhyri pasi e dyshuara për vrasjen në Podujevë ishte mbyllur në shtëpi – detaje nga rasti

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në Emergjencë njëra nga të plagosurat në Podujevë ku mbrëmë u vra një burrë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i mbrëmshëm në aksin rrugor Vlorë–Kotë

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën