TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Messi përballë ish-skuadrës, Real – Juve sfida kryesore e të tetës së finales

by tëvë1
1 vit ago
2
A A
Messi përballë ish-skuadrës, Real – Juve sfida kryesore e të tetës së finales

Real Madridi e ka mposhtur RB Salzburgun me rezultatin 3-0 në një fitore sensacionale në Kupën e Botës për Klube.

Reali si lider i grupit e ka mësuar edhe rivalin në të tetën e finales. “Los Blancos” luajnë kundër Juventusit më 1 korrik, në njërën nga sfidat kryesore të fazës së nokautit.

Ndeshje tjetër interesante e fazës së dytë të Kupës së Botës për klube do të zhvillohet edhe ndërmjet Paris St Germainit, fituesit të Ligës së Kampionëve dhe Inter Miamit të Lionel Messit.

Për argjentinasin kjo është përballja e parë kundër ish-skuadrës për të cilën luajti për dy sezone.

Ndeshjet e së tetës së finales nisin nga 28 qershori, me dy përballje interesante.

Nga ora 18:00 ndeshen dy ekipet braziliane Palmeiras – Botafogo, ndërsa nga ora 22:00 luhet Benfica – Chelsea.

Më 29 qershor do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera, PSG – Inter Miami dhe Flamengo – Bayern Munchen.

Më 30 qershor do të luhet vetëm ndeshja Inter – Fluminense, derisa në ditën e parë të korrikut edhe dy ndeshje të tjera: Manchester City – Al-Hilal dhe Real Madrid – Juventus.

Ndeshja e fundit e një të tetës së finales, hedh përballë Borussia Dortmundin kundër Monterrey, që luhet më 2 korrik.

Fituesit e këtyre përballjeve, luajnë në çerekfinale e cila zhvillohet më 4 dhe 5 korrik.

Ndeshjet gjysmëfinale më 8 dhe 9 korrik, derisa Finalja e Kupës së Botës për Klube zhvillohet më 13 korrik në New Jersey.

Tags: Al-HilalBenficaBotafogoChelseaFIFAFIFA CWCFlamengoInterInter MiamiJuventusMessiPalmeirasReal Madrid
ShareTweet

Postime të ngjashme

Chelsea ndalet nga Hull City

Chelsea ndalet nga Hull City

Liverpooli dëshpëron ndaj Fulhamit

Liverpooli dëshpëron ndaj Fulhamit

Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest

Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest

Rama poston një video pas përfundimit të Marshit për UÇK’në: Liria ka emër

Rama poston një video pas përfundimit të Marshit për UÇK’në: Liria ka emër

Osmani e bindur se bënë zgjidhje të mirë me Kurtin me propozimin për President: Punuam bashkë, ia dolëm

Osmani e bindur se bënë zgjidhje të mirë me Kurtin me propozimin për President: Punuam bashkë, ia dolëm

Chelsea ndalet nga Hull City

Chelsea ndalet nga Hull City

Maqedonci ka shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Maqedonci ka shprehur mbështetjen për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

“Kurrë më e bukur se sot nuk është dukur Prishtina”, Vlora Çitaku pas “Marshit për Liri”

Aksident me fatalitet në Istog, vdesin dy persona

Dy kamionë përplasen në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezi, lëndohen dy persona dhe kërkojnë ndihmë mjekësore

Liverpooli dëshpëron ndaj Fulhamit

Liverpooli dëshpëron ndaj Fulhamit

Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest

Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën