TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aksioni kundër degradimit të mjedisit në Prizren – Arrestohet personi i 19-të

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
Aksioni kundër degradimit të mjedisit në Prizren – Arrestohet personi i 19-të

Është arrestuar edhe një person në lidhje me aksionin e Prokurorisë në Prizren kundër degradimit të mjedisit.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i personit paraqet vazhdimësi të aksionit të datës 4 qershor i udhëhequr nga Prokuroria dhe Policia, gjatë të cilit ishin arrestuar edhe 18 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme që çojnë në ndotjen dhe degradimin e mjedisit.

Policia ka bërë të ditur se pas analizimit të provave të dyshuarit u janë sekuestruar mjetet me të cilat dyshohet se ka kryer veprën penale.

“Arrestimi i personit të sipërpërmendur paraqet vazhdimësi të aksionit të datës 04.06.2025, i udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë të cilit ishin arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme që çojnë në ndotjen dhe degradimin e mjedisit.

Prizren, 18 Qershor 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore DKOKR- DPP – Prishtinë, kanë arrestuar personin e nëntëmbëdhjetë lidhur me aksionin prokurorisë kundër degradimit të mjedisit.

Për të njëjtin, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë aplikimit të masave të veçanta hetimore ka siguruar prova lidhur me degradimin e mjedisit, mirëpo me rastin e ndërmarrjes së aksionit me datë 04.06.2025 i njëjti ka qenë i paidentifikuar për policinë. Ndërkohë, pas analizimit të provave dhe mjeteve të kryerjes së veprave penale, i njëjti është identifikuar dhe është arrestuar, si dhe janë sekuestruar mjetet e kryerjes së veprës penale, një (1) kamion dhe një (1) eskavator.

I pandehuri i arrestuar, nga data e pavërtetuar dhe në vazhdimësi nga muaji shkurt 2025 deri më datë 04.06.2025, në regjionin e Prizrenit përreth lumit ”Drini i Bardhë”, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Minierat dhe Mineralet, duke bërë ndotjen, degradimin dhe shkatërrimin e mjedisit dhe ka shfrytëzuar jashtë mase burimet natyrore, duke eksploatuar, përpunuar dhe separuar rërë dhe zhavorr. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 të KPRK-së.

Po ashtu, nga veprimet e lartëcekura është shkatërruar rrjedha e lumit nga nxerrja e rërës dhe zhavorrit nga punimet e makinerive të rënda, duke lënë gropa të hapura, në vende ku mund të lëvizin një numër i madh i njerëzve, me ç’rast është shkaktuar rrezik i madh për trupin dhe jetën e njerëzve të cilët mund të lëvizin në atë territor. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i  rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356  të KPRK- së.

I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, dhe brenda afatit ligjor për të njëjtin, Departamenti i Përgjithshëm, do të parashtroj kërkesë për caktim të masës për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë./teve1.info/

Degradimi i mjedisit – Prokuroria me aksion, 17 të arrestuar

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gucati në Strasburg: UÇK-ja nuk njolloset, Haga ka devijuar nga shtrati i vet

Gucati në Strasburg: UÇK-ja nuk njolloset, Haga ka devijuar nga shtrati i vet

Moti për javën e ardhshme

Moti për javën e ardhshme

Ndëshkohet një shofer për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

Ndëshkohet një shofer për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

MPJD reagon ndaj vjedhjes së targave në Lubjanë: Jemi në kontakt me Policinë e Sllovenisë

MPJD reagon ndaj vjedhjes së targave në Lubjanë: Jemi në kontakt me Policinë e Sllovenisë

Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Gucati në Strasburg: UÇK-ja nuk njolloset, Haga ka devijuar nga shtrati i vet

Gucati në Strasburg: UÇK-ja nuk njolloset, Haga ka devijuar nga shtrati i vet

Ushtarët izraelitë qëllojnë drejt paqeruajtësve të OKB-së në Liban

Ushtarët izraelitë qëllojnë drejt paqeruajtësve të OKB-së në Liban

Moti për javën e ardhshme

Moti për javën e ardhshme

Ndëshkohet një shofer për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

Ndëshkohet një shofer për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

Shqiponja dykrenare në fotot e Drake, çfarë po nënkupton reperi?

Shqiponja dykrenare në fotot e Drake, çfarë po nënkupton reperi?

Libani paraqet një ankesë në OKB pasi Izraeli ndërtoi një mur brenda territorit të tij

Libani paraqet një ankesë në OKB pasi Izraeli ndërtoi një mur brenda territorit të tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën