TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vëllai i Donjeta Pajazitajt thotë se vendimi për të akuzuarin duhet të jetë si ai i herës së kaluar

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Vëllai i Donjeta Pajazitajt thotë se vendimi për të akuzuarin duhet të jetë si ai i herës së kaluar

Shkëlqim Pajazitaj në një lidhje direkte në Tëvë1, ka thënë se sot kanë qenë të njoftuar se do të shfaqen video incizime të ditës kur është vrarë Donjeta dhe për këtë arsye, sipas tij kanë vendosur që të marrin pjesë në seancë.

“Kemi qenë të njoftuar që të shikohen kamerat për këtë arsye kemi vendosur të marrim pjesë dhe përkundër asaj që po kemi përplasje me gjyqtarin, kemi vendosur që të marrim pjesë sepse po na intereson shumë për të ditur se çfarë po bëhet me rastin e Donjetës”, tha ai.

Pajazitaj ka thënë se shpreson se Gjykata Themelore në Ferizaj do të vlerësoj në mënyrë të drejtë rastin e Donjetës.

Ai thotë se kanë fakte rreth ditës së vrasjes së Donjetës.

“Po shpresojmë se kanë me i vlerësuar sa ma mirë dhe sa më drejtë, mbasi dalin edhe në vendin e ngjarjes. Kemi fakte se i akuzuari ka thënë se unë jam shkuar në anën tjetër dhe e ka kamera e shtëpisë së Gëzim Hamdimetaj, ku ai shkon në drejtim të rrugës kryesore ku të shpie Pejë dhe Deçan. Dhe kemi faktin tjetër kur kemi me shkuar në Bjeshkë, prej rrugës kryesore deri në vendin kur është gjetur trupi, diku janë 50 ose më shumë metra në atë kohë nuk ka pasur mundësi as xhipi të hyjë andej. Trupin e saj u deshtë të ngreh zhag. Është një fakt shumë që na bën me dyshu. Nëse nuk është vrarë aty si ka mundur Naseri ta dërgoj Donjetën deri të vendi kur është gjetur gjallë. Ajo kish reaguar ose kish mundur së paku ta shoh dikush se ka qenë mesi i ditës”, tha më tej Shkëlqim Pajazitaj.

Sipas tij, vendimi për të akuzuarin Naser Pajazitaj të jetë vendim sikur i herës së kaluar.

Edhe nëse çështja rikthehet në rigjykim, vëllai i Donjetës thotë se nuk do të ndalen asnjëherë.

“Të jetë vendim sikur herën e kaluar dhe të jetë njëjta bindje si nga gjykata themelore po ashtu edhe supremja. Dëshira është e madhe për të zbuluar arsyen se çfarë ka mundur Naserin të shtyjë ndaj bashkëpunëtorëve të mundshëm se gjithë e dimë gjendjen e tij shëndetësore. Nuk kemi me u ndal, kemi mundësi të vazhdojmë deri në shkallët më të larta, sepse po na intereson me të vërtet pse po “zhagitet” kaq shumë”, ka përfunduar ai.

Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019 e kishte shpallur fajtor të akuzuarin Naser Pajazitaj dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Dënim ky që ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit në korrik të vitit 2019.

Por, në nëntor të vitit 2019, Gjykata Supreme i kishte prishur të dy aktgjykimet dhe lëndën e kishte kthyer në rigjykim. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti e vlerëson hap të rëndësishëm kontratën për blerjen e sistemeve artilerike

Kurti e vlerëson hap të rëndësishëm kontratën për blerjen e sistemeve artilerike

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati: Nga viti 2026 me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Pallati i Rinisë do të rinovohet në vlerë prej 50 milionë euro për Lojërat Mesdhetare

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Gjykata Supreme shfuqizon detyrimin e lajmërimit për pensionistët

Kurti e vlerëson hap të rëndësishëm kontratën për blerjen e sistemeve artilerike

Kurti e vlerëson hap të rëndësishëm kontratën për blerjen e sistemeve artilerike

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati: Nga viti 2026 me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro

Bregu Perëndimor: Mbi 50,000 palestinezë të bllokuar nga operacioni izraelit në Tubas

Ushtria izraelite arreston të paktën 40 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Meloni: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Meloni: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Legjenda Crawford tërhiqet nga boksi

Legjenda Crawford tërhiqet nga boksi

Tragjedi në futbollin anglez: Ndërron jetë talenti 21 vjeçar

Tragjedi në futbollin anglez: Ndërron jetë talenti 21 vjeçar

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën