TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Japoni

by Tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Japoni

Me ftesë të Qeverisë japoneze, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në Japoni ku do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale.

Gjatë vizitës zyrtare në Tokio, Osmani do të pritet në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë.

Presidentja po ashtu do të ketë takim bilateral me Kryeministrin e Japonisë Shigeru Ishiba, ku do të diskutohet fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Përgjatë vizitës zyrtare, presidentja do të ketë takim edhe me kryetarin e parlamentit,  Fukushiro Nukaga.

“Përveç vizitës në Tokio, gjatë qëndrimit në Japoni, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare për shënimin e Ditës së Kosovës në Ekspozitën Botërore Expo 2025 në Osaka. Në hapjen zyrtare të Ditës së Kosovës në Osaka, Presidentja Osmani do të pritet nga ministri Naoki Okada, përgjegjës për Expo Osaka 2025. Ajo do t’u drejtohet të pranishmëve me fjalimin kryesor në emër të Republikës së Kosovës, si dhe do ta vizitojë Pavijonin e Kosovës. Ceremonia e hapjes zyrtare të Ditës së Kosovës do të përcillet po ashtu me një koncert të veçantë nga Filharmonia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në kuadër të vizitës,  Osmani do të udhëheqë gjithashtu takimin biznesor në Tokio, së bashku me një delegacion të përbërë nga përfaqësues të bizneseve nga Kosova, si dhe në prezencë të bizneseve nga Japonia.

Ky takim synon promovimin e mundësive për investime japoneze në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

“Gjithashtu, Presidentja Osmani do të takohet me z. Tanaka Akihiko, kryetar i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), për të diskutuar mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë zhvillimor me Japoninë. Si pjesë e agjendës së saj zyrtare në Tokio, Presidentja Osmani poashtu do ketë një diskutim me studentë të Sophia University si dhe një sërë aktivitetesh të tjera që kanë për synim afirmimin dhe thellimin e mëtejmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Japonisë”, thuhet ndër të tjera./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Molliqaj kritikon qasjen e opozitës për presidentin: I dha të drejtë Kurtit

Molliqaj kritikon qasjen e opozitës për presidentin: I dha të drejtë Kurtit

Në ditën e 16 të rrugëtimit –“një euro për çdo km”, synimi i Arbertit të ndihmojë familje

Në ditën e 16 të rrugëtimit –“një euro për çdo km”, synimi i Arbertit të ndihmojë familje

Vdes një punëtor në Gjakovë pasi bie nga lartësia e një objekti

Projektligjet në lexim të dytë – Kalojnë ligjet për Sigurimin Shëndetësor dhe Çmimet Tavan

Qindra metra katrorë dhe punime pa leje: Çfarë po ndërtohet në pronën e Radoiçiqit në Beograd?

Qindra metra katrorë dhe punime pa leje: Çfarë po ndërtohet në pronën e Radoiçiqit në Beograd?

Vdes një punëtor në Gjakovë pasi bie nga lartësia e një objekti

Izraeli vazhdon sulmet vdekjeprurëse në Gaza pavarësisht armëpushimit duke lënë 4 të vrarë

Izraeli vazhdon sulmet vdekjeprurëse në Gaza pavarësisht armëpushimit duke lënë 4 të vrarë

Projektligjet në lexim të dytë – Kalojnë ligjet për Sigurimin Shëndetësor dhe Çmimet Tavan

Projektligjet në lexim të dytë – Kalojnë ligjet për Sigurimin Shëndetësor dhe Çmimet Tavan

Dita botërore e librit, sa po lexohen librat në ditët e sotme?

Dita botërore e librit, sa po lexohen librat në ditët e sotme?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën