TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Agjenti i BIA-s pranon fajësinë për spiunazh

by TËVË 1
1 vit ago
2
A A
Agjenti i BIA-s pranon fajësinë për spiunazh

Në seancën e sotme, Aleksandar Vlajiq e ka pranuar fajësinë për veprën penale “spiunazh” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Vlajiq, agjent i BIA-s serbe, ka lidhur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë Speciale.

Prokurori, Bekim Kodraliu deklaroi se pranimi i fajësisë së Vlajiq është bërë në mënyrë vullnetare.

“I pandehuri ka pranuar fajësinë për dy veprat në aktakuzë, për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje. Pranimi i fajësisë së Vlajiq është bërë në mënyrë vullnetare. Kemi arritur edhe pëlqimin për dënimin për të dy veprat penale”, tha ai, raporton Tëvë1.

Prokurori Kodradliu kërkoi që Vlajiq t’i shqiptohet dënim me burgim rreth 5 vite për spiunazh, ndërsa për armëmbajtje pa leje rreth gjashtë muajsh.

“Duke iu përmbajtur marrëveshjes për pranimin e fajësisë mes palëve, rekomandimi për dënimin për veprën penale spiunazhi, të pandehurit Vlajiq, t’i shqiptohet dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje 4 vite e gjashtë muaj deri në 5 vite. Kurse për veprën penale armëmbajtje pa leje, të pandehurit Vlajiq, t’i shqiptohet me burgim prej gjashtë muajsh, me mundësi zëvendësimi me gjobë, në shumën prej 1 mijë euro. Kërkojmë që t’i shqiptoni një dënim unik brenda dënimeve të rekomanduara”, deklaroi ai.

Ndërkohë, avokati i të pandehurit, Ljubomir Pantiq, tha se marrëveshja është arritur me pjesëmarrjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

“Kemi pasur takim preliminar për pranimin e fajësisë kemi bërë negociata për arritjen e marrëveshjes dhe në fund është arritur marrëveshja për pranimin e fajësisë. Kjo marrëveshje është arritur me pjesëmarrjen e kryeprokurorit të prokurorisë speciale”, tha ai në seancën fillestare.

Vlajiq ishte arrestuar në qershorin e 2024-s, me dyshimin se kishte mbledhur dhe dërguar informacione te Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë.

Avokati i Vlajiq tha se i pandehuri në rastin e lidhjes së marrëveshjes ka treguar pendim dhe keqardhje për veprën penale.

“Ka premtuar që në të ardhmen, nuk do të kryejë vepra penale”, deklaroi avokati i tij. /teve1.info/

Tags: Aleksandar VlajiqBIA serbeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i dyshuar në Prizren për kultivim të kanabisit, policia sekuestron bimë narkotike

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vetaksident në Veternik, motoçiklisti pëson lëndime të rënda

Vdes një person në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

MINT publikon çmimet maksimale të lejuara të derivateve për sot

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i dyshuar në Prizren për kultivim të kanabisit, policia sekuestron bimë narkotike

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vetaksident në Veternik, motoçiklisti pëson lëndime të rënda

Vdes një person në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

MINT publikon çmimet maksimale të lejuara të derivateve për sot

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

​Dita Botërore e Popullsisë

​Dita Botërore e Popullsisë

​31 vjet nga masakra e Srebrenicës

​31 vjet nga masakra e Srebrenicës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën