Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh kanë nxjerrë statistikat e përgjithshme ku sipas tyre gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 15 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 19 aksidente më dëme materiale.
Në statistika nuk figuron asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Ndërkaq theksojnë se gjatë 24 orëvë të fundit janë arrestuar 13 persona ndërsa në mbajtje janë dërguar 9 persona.
Tutje në kategorinë e personave në ndalim policor dhe atyre në vuajtje të dënimit nuk është raportuar ndonjë rast./teve1.info/







