Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Obiliq, i njëjti dyshohet se ka kanosur një grua me një mjet të mprehtë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gruaja ka raportuar rastin, ndërsa nuk ka pranuar tretman mjekësor.
“Obiliq 08.11.2026, 15:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur me një mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe po trajtohet nga organet kompetente./teve1.info/







