Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona në Pejë pasi të njëjtit dyshohet se fyen një grua në një lokal e më pas ofenduan edhe zyrtarët policorë që intervenuan
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 06:54. Të dyshuarit, të cilët dyshohet se ishin nën ndikim të alkoolit, kanë përdorur fjalë banale ndaj gruas dhe më pas kanë fyer tre zyrtarë policorë.
Gjatë arrestimit, njëri nga të dyshuarit dhe një zyrtar policor kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Gjatë transportit për në stacion policor i dyshuari tjetër i ka kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./teve1.info/







