TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërmime në Burgun e Dubravës, dyshohet se ka mbetje mortore të një personi

Ekipet e mjekësisë ligjore së bashku me ekipet e tjera relevante kanë nisur gërmimet brenda hapësirave të Burgut të Dubravës. Një dëshmitar e ka njoftuar Policinë e Kosovës se pas përfundimit të luftës e ka gjetur një person të vdekur në atë zonë të cilin më pas edhe e kishte varrosur.

by Shpat Blakcori
6 muaj ago
1 0
A A

Në këtë hapësirë brenda burgut të Dubravës gjatë luftës së fundit në Kosovë krime të rënda u kryen ndaj shqiptarëve nga gardianët serbë.

Ndërkaq, vetëm disa ditë pas përfundimit të luftës një dëshmitar ka treguar se e ka gjetur një person të vdekur në këtë lokacion që është brenda perimetrit të burgut ku edhe më pas e kishte varrosur.

Dëshmitari këto informata ia ka dhënë Policisë së Kosovës.

E, pikërisht në vendin ku dyshohet se ka mbetje mortore, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore me autorizim të Prokurorisë Speciale kanë nisur gërmimet.

“Sipas dëshmitarit, një person ishte gjetur në pjesën e malit disa ditë pas luftës. Pa ndihmën e askujt, dëshmitari e kishte varrosur në një lokacion që tani është brenda perimetrit të burgut. Ai na e ka treguar vendin dhe bazuar në dëshminë e tij, janë duke u zhvilluar gërmimet”- ka deklaruar Morina.

Kurse, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se rasti i Dubravës është çështje me prioritet ndërsa ka bërë të ditur se gjatë këtij viti kanë gërmuar në 10 lokacione të ndryshme brenda territorit të Kosovës.

“Padyshim që rasti i Dubravës mbetet një nga rastet që do të trajtohet me prioritet. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me familjarët e viktimave të masakrës së Dubravës në mënyrë që të marrim më shumë informacione. Ky është lokacioni 10-të me radhë që po trajtohet brenda këtij viti” – ka thënë Gara.

Pavarësisht gërmimeve më orë të tëra, ekipet e mjekësisë nuk kanë gjetur mbetje mortore ndërsa procesi i kërkimit do të vazhdojë në ditët në vijim.

Kur po bëhen gati 26 vjet nga përfundimi i Luftës në Kosovë mbi 1.600 persona shumica shqiptarë mbesin akoma të zhdukur.

Pavarësisht insistimit të institucioneve të Kosovës dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë, Serbia refuzon t’i hap arkivat shtetërore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Dimal Basha krahasoi rastin Dehari me Millosheviqin, avokati Gjini padit kryeparlamentarin

Dimal Basha krahasoi rastin Dehari me Millosheviqin, avokati Gjini padit kryeparlamentarin

Brahimaj: Kurti nuk e përballon që Konjufca t’i merr 61 vota për kryeministër

Brahimaj: Kurti nuk e përballon që Konjufca t’i merr 61 vota për kryeministër

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Osmani kritikon BE-në: Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

​Shefja e FMN-së në Shqipëri: Ekonomia shqiptare ka rritjen më të shpejtë në Evropë

​Shefja e FMN-së në Shqipëri: Ekonomia shqiptare ka rritjen më të shpejtë në Evropë

Dimal Basha krahasoi rastin Dehari me Millosheviqin, avokati Gjini padit kryeparlamentarin

Dimal Basha krahasoi rastin Dehari me Millosheviqin, avokati Gjini padit kryeparlamentarin

Tri mungesa te Shqipëria në stërvitjen e parë

Kombëtarja kuqezi stërvitet në stadiumin ku triumfoi mbrëmë, në darkë arrin në Shqipëri

Ekskluzive: Amir Shaipi portieri i Kosovës kundër Sllovenisë

Ekskluzive: Amir Shaipi portieri i Kosovës kundër Sllovenisë

Goditja me bërryl dhe sjellja provokuese, media portugeze “masakron” Ronaldon: I mjerueshëm, duhet t’i vijë turp

Goditja me bërryl dhe sjellja provokuese, media portugeze “masakron” Ronaldon: I mjerueshëm, duhet t’i vijë turp

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën