TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zvicra mbështet Kosovën për anëtarësim në BE, Keller-Sutter: Bota po përjeton një ristrukturim të thellë

by Tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Zvicra mbështet Kosovën për anëtarësim në BE, Keller-Sutter: Bota po përjeton një ristrukturim të thellë

Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, tha se vendi i saj e mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian, për të cilin tha se edhe Zvicra edhe Kosova e kanë aleat.

Keller-Sutter tha se në këtë ambicie drejt BE-së, Zvicra i mbështet të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Para presidentes Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Zvicër për vizitë zyrtare, presidentja e Zvicrës përmendi që SHBA-ja është aleate e ngushtë e Kosovës dhe tha se politikat pjesërisht të nxitura nga SHBA janë sfida për shumë vende të botës.

“Ne kemi gjithashtu një marrëdhënie të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zvicra gëzon një partneritet të thellë dhe afatgjatë me SHBA-në dhe për Kosovën, SHBA-ja është një nga aleatët më të ngushtë. Ajo ofroi mbështetje të pazëvendësueshme në rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare.Ndryshimet gjeopolitike të tanishme, pjesërisht të nxitura nga politika e SHBA-së, paraqesin sfida të reja për shumë vende. Bota po përjeton një ristrukturim të thellë. Nuk e dimë si do të duket balanca e re globale. Por, ajo që na nevojitet më shumë se kurrë është përkushtimi ndaj një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ndaj paqes dhe sigurisë, ndaj tregjeve të hapura dhe vlerave demokratike”, ka thënë Keller-Sutter.

Presidentja zvicerane tha se vendi i saj ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe tha se tani është privilegj që po e presin vizitën shtetërore të një kreu të shtetit nga Kosova.

“Kjo vizitë është një dëshmi e marrëdhënieve të ndryshme që kanë lulëzuar mes Zvicrës dhe Kosovës dhe është një mundësi për të theksuar perspektivat premtuese për shkëmbimet e vazhdueshme mes vendeve tona”.

“Para së gjithash, dua të njoh faktin se mbi 160,000 njerëz që përbëjnë diasporën e Kosovës në Zvicër kanë një rol të veçantë. Punëtorët e parë nga Kosova erdhën në vendin tonë që në vitet 1960 dhe 1970. Ata ndihmuan në rritjen ekonomike të Zvicrës në atë periudhë, duke kontribuar në industri, mikpritje dhe ndërtim.Më vonë, në vitet 1990, ndodhi një valë shumë më e dhimbshme migrimi. Trazirat politike dhe në fund lufta detyruan shumë kosovarë të largoheshin nga atdheu i tyre. Gjatë atyre ditëve të errëta, Zvicra ofroi strehim dhe siguri për dhjetëra mijëra njerëz. Që atëherë, shumë nga këto familje kanë krijuar rrënjë të reja këtu dhe kanë hapur rrugë të reja për veten e tyre”.Sot, shumë qytetarë zviceranë të brezit të dytë dhe të tretë me prejardhje nga Kosova e quajnë Zvicrën shtëpinë e tyre”, shtoj tuje Keller-Sutter.

Keller-Sutter si shembull të lidhjeve të ngushta mes Kosovës e Zvicrës përmendi që ambasadori i Kosovës në Zvicër është në fakt zviceran.

“Historia e migrimit nga Kosova në Zvicër është një histori integrimi dhe bashkëjetese. Dhe është një histori solidariteti me ata që kërkojnë strehë.Që prej më shumë se tre vjetësh, po përjetojmë përsëri luftë në Europë – në tokë europiane. Lufta e agresionit e Rusisë ndaj Ukrainës na kujton se paqja dhe vetëvendosja nuk mund të merren kurrë si të mirëqena. Ato duhet të mbrohen. Kosovarët e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë të ngrihesh për liri dhe vetëvendosje”, është shprehet Keller-Sutter.

Ajo tha se Zvicra qëndron fort pas ligjit ndërkombëtar dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve – qofshin në Ukrainë apo në Kosovë.

“Vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ne po punojmë për të forcuar strukturat demokratike dhe për të rritur besimin në sundimin e ligjit”, ka përfunduar Keller-Sutter.

Presidentja zvicerane theksoi se edhe Kosova edhe Zvicra janë të përkushtuara për mbrojtjen e pakicave dhe tha se “kjo na lidh më shumë se kurrë në këto kohë të pasigurta globalisht”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Procesohen pagesat prej 100 euro për studentët – Kurti: Studentët çdoherë do të kenë mbështetje

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Hyseni premton përfundimin e 11 projekteve kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan

Hyseni premton përfundimin e 11 projekteve kapitale mbi 1 milion euro në Gjilan

Pas katër dekadash në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi largohet nga politika

Pas katër dekadash në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi largohet nga politika

Selektori Ostlund: Kundërshtar i vështirë, por kemi shanse

Selektori Ostlund: Kundërshtar i vështirë, por kemi shanse

Bllokimi i radikaleve të lira të qelizave të trurit ndihmon parandalimin e demencës

Bllokimi i radikaleve të lira të qelizave të trurit ndihmon parandalimin e demencës

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Procesohen pagesat prej 100 euro për studentët – Kurti: Studentët çdoherë do të kenë mbështetje

Dy goditje, fitorja e Kosovës ia shuan gjasat Serbisë për Botëror

Agjenda e kombëtares para ndeshjeve të nëntorit – Të premten lista, javën e ardhshme grumbullimi dhe përgatitjet

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Fillon zbatimi i hallkave elektronike për parandalimin e dhunës në familje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën