TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

26 vjet pa përgjigje – ku është Ukshin Hoti?

Sot janë bërë 26 vjet nga zhdukja e veprimtarit të shquar shqiptar, Ukshin Hotit. Ish-i burgosuri politik, Isak Shabani, rrëfen momente prekëse për kohën e gjatë që kaloi në qeli me profesorin Hoti. Ai shprehet i zhgënjyer që edhe pas më shumë se dy dekadash nuk dinë asgjë për fatin e shokut të tij.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
1 0
A A

26 vjet pa një përgjigje .Që nga 16 maji i vitit 1999 nuk dihet asgjë për fatin e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hot.

Ai për herë të fundit u pa në Burgun e Dubravës ku po vuante dënimin.

Me dhimbje e mall Ukshinin e kujton veprimtari tjetër i çështjes kombëtare, Isak Shabani, i cili  qëndroi me të nëpër qelitë e burgut të Mitrovicës, Nishit dhe Dubravës.

Shabani nga “Reporting House” tregon se Hoti nuk u nënshtrua kurrë pavarësisht se përjetoi dhunë të tmerrshme nga gardianët serbë në burgun e Nishit.

“Ne burgun e Nishit jemi përballur me dhunë të tmerrshme prej gardianëve serbë. Ata ishin te pajisur me mjete te forta duke përfshirë shkopinj të bejsbollit por edhe shufra gome. Kur na goditnin disa prej nesh e ulnim kokën por jo edhe Ukshin Hoti i cili gjithmonë qëndroi vertikalisht” , thotë ai.

Shabani thotë se autoritetet serbe e kishin planifikuar rrëmbimin e Hotit andaj sipas tij nuk ishte rastësi që atë e nxorën nga burgu në ditën e shtunë.

“Nuk ishte rastësi që serbët ne ditën e shtunë nxorën nga burgu Ukshinin. Nuk ishte e zakonshme që në atë ditë të liroheshin të burgosurit politikë. Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë”, thotë Shabani.

Ukshin Hoti ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar pesë vjet burg.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nushi: Ndryshimi i vetëm përmbajtësor në këto zgjedhje është futja e PSD-së në Kuvend

Nushi: Ndryshimi i vetëm përmbajtësor në këto zgjedhje është futja e PSD-së në Kuvend

Nushi: Opozita po e forcon Kurtin, Kosovës i duhet një opozitë që sfidon pushtetin

Nushi: Opozita po e forcon Kurtin, Kosovës i duhet një opozitë që sfidon pushtetin

Pozhari: Osmani po bëhet më rugoviste se ç’duhet, pa pasur asnjë foto me Rugovën

Pozhari: Osmani po bëhet më rugoviste se ç’duhet, pa pasur asnjë foto me Rugovën

Shkodra: U tentua të krijohej një betejë politike mes Osmanit dhe Kurtit

Emisioni “Info Nata” 03.06.2026

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

Maloku: Fushata në terren po zhvillohet normalisht, por rrjetet sociale janë të mbushura me manipulime

Maloku: Fushata në terren po zhvillohet normalisht, por rrjetet sociale janë të mbushura me manipulime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën