TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

35 vjetori i pajtimit të gjaqeve, protagonistët treguan rëndësinë dhe rrezikun e ngjarjes

Në Verrat e Llukës u shënua sot 35-vjetori i Kuvendit historik të pajtimit të gjaqeve, ngjarje e cila më 1 maj 1990 mblodhi mijëra qytetarë për të falur gjaqet dhe për të forcuar unitetin kombëtar. Protagonistët e ngjarjes folën për rëndësinë dhe rrezikun e organizimit të kësaj ngjarje historike, në të cilën u falën mbi 100 gjaqe.

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0 1
A A

Besa – Besë, jehoi edhe një herë në “Verrat e Llukës”

E nuk munguan, as tingujt e muzikës folklorike.

Në këtë formë, “Verra e Llukës” në Deçan, mirëpriti edhe një herë dhjetëra kosovarë.

Por, një numër shumë më i madh, u mblodhën këtu plot 35 vjet më parë.

Efekt – të qoftë falë gjaku…

Rreth gjysmë milioni shqiptarë në krye me Anton Çettën,  erdhën këtu me 1 maj të vitit 1990, me vetëm një qëllim.

Kjo për t’ia falur njërit tjetrit gjaqet e ngatërresat.

Havë Shala, protagoniste e kësaj ngjarje në të cilën u falën mbi 100 gjaqe, tregon se si nisi gjithçka.

“Lindja e idesë së pajtimit të gjaqeve nuk ishte një rastësi, ne jetonim në një kohë ku çdo e drejt e jona cenohej, rrezikohej edhe ekzistenca jonë si popull, ku regjimi serb mohonte historinë tonë, pengonte të tashmen tonë dhe ndalonte të ardhmen tonë. Në këtë kohë filluan protestat e jashtëzakonshme madhështore si për nga pjesëmarrja, ashtu edhe për nga guximi. Njerëzit nuk e kishin frikë vdekjen. Ata nuk i frikësuan as vrasjet dhe plagosjet e shumta të fund janarit 1990. Regjimi (serb) filloi t’i ketë frikë këtij populli të pa frikësuar”, tha Havë Shala – protagoniste e ngjarjes.

Kjo ngjarje madhështore,  nuk i shkoqet nga mendja as ish-luftëtarit të UÇK-së, Nasim Haradinajt.

Përveç rëndësisë, ky tregon se sa i rrezikshëm ishte një organizim i tillë.

“Ju e dini, zonat e kufirit gjithmonë kanë pasur fatkeqësisht dy sende, mesatare nuk ka pasur, ka pasur ose të fortë ose të ligë. Një pjesë përpos që ishin të burgosur politikë, ishim edhe të përndjekur, kishim fletarrestime në atë kohë”, tha Haradinaj.

Falënderim të veçantë për organizatorët e kësaj ngjarje të 1 majit të vitit 1990, pati i pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Më lejoni t’i falënderoj familjet, të cilat kanë qenë protagoniste të kësaj dite, sepse është shumë e rëndësishme, e cila ka kulmuar me bashkimin e popullit tonë për nevojat e lëvizjes kombëtare e deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Në përvjetorin e kësaj ngjarje historike, nuk u panë krerët e shtetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis ceremonia e diplomimit të 100 kadetëve të SHKK-së

Nis ceremonia e diplomimit të 100 kadetëve të SHKK-së

Gjendja në pikat kufitare e qetë, pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës

40 deri në 60 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

Kufizohet edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostrada

Kufizohet edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostrada

367 shërbime emergjente brenda 24 orëve  në QKUK

Zjarr i madh në Kroaci, 36 të lënduar, 7 në gjendje kritike

Zjarr i madh në Kroaci, 36 të lënduar, 7 në gjendje kritike

367 shërbime emergjente brenda 24 orëve  në QKUK

367 shërbime emergjente brenda 24 orëve në QKUK

​Rumania mbyll të vetmin central bërthamor, vala e të nxehtit ul ndjeshëm nivelin e Danubit

​Rumania mbyll të vetmin central bërthamor, vala e të nxehtit ul ndjeshëm nivelin e Danubit

Sot diplomojnë 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Sot diplomojnë 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën