TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jasharaj kritikon krerët e shtetit: E dini që kërkesat tona janë të drejta

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Jasharaj kritikon krerët e shtetit: E dini që kërkesat tona janë të drejta

Organizatori i kësaj proteste, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka renditur një varg kërkesash ndaj Qeverisë së Kosovës. Në të kundërtën paralajmëruan veprime më të rënda sindikale.

Udhëheqësi i BSBK-së, Atdhe Hykolli, tha se protestat janë alarm që duan vëmendje, prandaj kërkoi nga Qeveria të hap derën e dialogut social.

“Protestat janë zile e alarm që donë vëmendje, që shpalosin kërkesat e popullit… Jemi mbledhur këtu për t’ia përkujtuar partnerit tonë social qeverisë, se ne të punësuarit presim vëmendjen e tyre. Presim punë e veprime dhe përmbushjen e premtimeve për të cilat i kemi zgjedhur. Prandaj, mos na shpërfillni dhe hapnani derën e dialogut social. Shqetësimet tona janë reale, janë të përbashkëta, janë shqetësime të cilat i njihni edhe ju. Kërkojmë hartimin si duhet, por jo të ngadalësuar e të tej zvarritur të Projektligjit për paga që tashmë duhej të ishte miratuar dhe kësisoj do të rregullonte sistemin e pagave ashtu si duhet por mospërfillja dhe shpërfillja nuk ju lënë… Prandaj jemi sot këtu që t’i themi se deri sa kjo të ndodhë ne duam dhe kërkojmë arsyeshëm rritjen e pagës për 100 euro për të gjithë punësuarit e Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

Ndërsa, Rrahman Jasharaj, kryetar SBAShK-ut, duke iu drejtuar kryeministrit Kurti, paralajmëroi greva të përgjithshme nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Qeveria sot po e sheh që nuk po flet Atdhe Hykolli, as Rrahman Jashari, as Sali Gashi, por po flet punëtorët e Kosovës. Qeveri, këta janë njerëzit tuaj, këta i kanë sytë drejt teje dhe është turp të qëndroni nën hije, të qëndroni në Amerikë e gjetkë e të mos dilni këtu e ta thoni të vërtetën para këtyre njerëzve që po qëndrojnë në diell. Qeveri, ne po i lutemi Zotit që të këndelleni e t’i realizoni kërkesat që i lexoi Hykolli. Në të kundërtën pas kësaj proteste do të ketë veprime edhe më të rënda, të cilat ne nuk i duam por ju si duket po i doni”, theksoi Jashari.

Më tej Jasharaj theksoi se heshtja e qeverisë dhe ikja e tyre nga dialogu tregon se punëtorët kanë të drejtë.

“Heshtja e Qeverisë, ikja nga dialogu tregon se ata e dinë që ne kemi të drejtë, se kërkesat tona janë legjitime. Ne e duam Ligjin e pagave, por jo ligj që na e punon dikush por ligj që e punojmë edhe ne. Qeveria që po thotë se është e Kosovës, le të tregohet se është e tillë. Këta janë njerëz që edhe në vitet ’90-ta i kanë thënë pushtuesit jo, i kanë thënë Kosovës po. Dhe këta njerëz tani që ishin të Kosovës po dalin me pensione të pleqërisë e shteti po tallet me ta. Prandaj ne jemi këtu ose do të bisedojmë, ose do të futemi në greva të përgjithshme”, theksoi ai./kp

Tags: kreret e shtetitProtestaRrahman Jashari
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rinumërimi i votave nxjerr dallime të mëdha – mijëra vota u hiqen kandidatëve, Prokuroria nis mbledhjen e provave

Rinumërimi i votave nxjerr dallime të mëdha – mijëra vota u hiqen kandidatëve, Prokuroria nis mbledhjen e provave

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen

Ministri belg e vlerëson konstruktiv takimin me Maqedoncin, rikonfirmon mbështetjen

Ministri belg e vlerëson konstruktiv takimin me Maqedoncin, rikonfirmon mbështetjen

“Sa një kerr i mirë, diçka prej më të mirëve”- nga grabitja e argjendarisë dëmet janë të mëdha

“Sa një kerr i mirë, diçka prej më të mirëve”- nga grabitja e argjendarisë dëmet janë të mëdha

Ter Stegen i Barcelonës kontaktohet nga Girona

Girona arrin marrëveshje për transferimin e Ter Stegen

Jep dorëheqje Presidenti i Bullgarisë

Jep dorëheqje Presidenti i Bullgarisë

Rinumërimi i votave nxjerr dallime të mëdha – mijëra vota u hiqen kandidatëve, Prokuroria nis mbledhjen e provave

Rinumërimi i votave nxjerr dallime të mëdha – mijëra vota u hiqen kandidatëve, Prokuroria nis mbledhjen e provave

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen

Ministri belg e vlerëson konstruktiv takimin me Maqedoncin, rikonfirmon mbështetjen

Ministri belg e vlerëson konstruktiv takimin me Maqedoncin, rikonfirmon mbështetjen

“Sa një kerr i mirë, diçka prej më të mirëve”- nga grabitja e argjendarisë dëmet janë të mëdha

“Sa një kerr i mirë, diçka prej më të mirëve”- nga grabitja e argjendarisë dëmet janë të mëdha

Leje armësh pa prezencë  e ryshfet, detaje nga arrestimi i zyrtarëve të MPB-së dhe dy punonjësve të kompanis

Leje armësh pa prezencë e ryshfet, detaje nga arrestimi i zyrtarëve të MPB-së dhe dy punonjësve të kompanis

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën