TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Leposaviq

by teve1
1 vit ago
2
A A
Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Leposaviq

Të hënën në Komunën e Leposaviqit është hapur pika e re, e katërta në këtë komunë, e Postës së Kosovës, në objektin e rikthyer nën menaxhim të Postës së Kosovës.

Në komunikatë thuhet se të pranishëm në këtë përurim zyrtar ishin kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kryesuesi i Bordit të Postës së Kosovës, Gëzim Paci dhe kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci.

Sipas Zyrës së Kryeminitrit, Kurti ka përgëzuar dhe falënderuar Postën, Ministrinë e Ekonomisë dhe Komunën e Leposaviqit për punën, si dhe ka thënë se hapja e zyrës së re në pronën e rikthyer, është bashkëdyzim i ligjshmërisë dhe cilësisë.

“Ata operatorët e pa licencuar që kanë funksionuar më herët janë mbyllur dhe tash e kemi Postën e Kosovës ku përveç dërgesave të zakonshme të postës mund të pranohen edhe mjete financiare në euro për qytetarët e Leposaviqit. Ky është një lajm i mirë edhe për banorët e komunës, por edhe për shërbimin postar publik të Republikës së Kosovës”, është shprehur kryeministri.

Më tej, ai ka theksuar se dikur Posta e Kosovës ka operuar me humbje, kurse tash sipas tij me kryeshefen e re, Nora Rracin, ajo operon me fitim, dhe përveç kësaj ‘ka shtrirje territoriale gjithandej, anekënd komunave të Kosovës dhe përbrenda komunave, përfshirë edhe në zonat të cilat janë më larg qyteteve dhe qytezave’.

“Posta e Kosovës nuk e shikon se ku ka fitim që të ketë zyre, por ka ku qytetarë që të ketë shërbim”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës, Lulzim Hetemi, ka falënderuar dhe përgëzuar qeverinë dhe postën për përurimin e sotëm dhe ka ftuar këtë të fundit që të hapë edhe pika tjera në komunën që ai drejton.

Kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci thuhet se ka folur për planet e ndërmarrjes që udhëheq, për të qenë sa më të pranishëm aty ku qytetarët kanë nevojë për shërbimet e operatorit publik, por edhe për rezultatet e zgjerimit të rrjetit të pikave të postës.

“Nëse flasim në krahasim me vitin e kaluar, kemi pasur një rritje prej 11% të numrin të zyrave postare gjithandej Kosovës. Nëse flasim për katër komunat veriore të Kosovës, para dy vjetëve kemi pasur vetëm dy zyra në pikat kufitare, ndërsa po festojmë pikën 13-të, që besoj që është një rezultat shumë i madh duke qenë se e kemi arritur brenda dy vjetëve”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, Rizvanolli bëhet e ditur se ka thënë që Qeveria e Kosovës, do të vazhdojë të mbështesë Postën në zgjerimin e rrjetit të saj dhe avancimin e shërbimeve që ofron.

“Posta e Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, po zbaton program e zgjerimit dhe modernizimit të rrjetit të saj. Si rezultat: Janë arritur 157 zyra postare aktive në gjithë Kosovën, duke shënuar një rritje prej 11%; në katër komunat veriore operojnë tashmë 13 zyra postare, është investuar në mjete të reja transporti, infrastrukturë IT dhe shërbime të reja postare dhe financiare. Posta e Kosovës ofron shërbime moderne për qytetarët, përfshirë transfere ndërkombëtare të parave, shpërndarjen e dokumenteve shtetërore dhe mbështetjen e zhvillimit të e-commerce”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Çitaku: Tani është radha që Qeveria ta sjellë Projektligjin për Specialen

Çitaku: Tani është radha që Qeveria ta sjellë Projektligjin për Specialen

Haxhiu: Do të qëndrojmë bashkë në këtë betejë, deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së

Haxhiu: Do të qëndrojmë bashkë në këtë betejë, deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së

Tahiri: Ky deklarim shtetëror i Kuvendit, është më e pakta që kanë mundur të bëjnë deputetët

Vlera e Brojës pëson rënie për dy milionë euro pasi nuk u ftua nga Kombëtarja

Vlera e Brojës pëson rënie për dy milionë euro pasi nuk u ftua nga Kombëtarja

Turqia dënon hyrjen me forcë të grupeve ekstremiste izraelite në Xhaminë Al-Aksa

Turqia dënon hyrjen me forcë të grupeve ekstremiste izraelite në Xhaminë Al-Aksa

Haxhiu: Do të qëndrojmë bashkë në këtë betejë, deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së

Haxhiu: Do të qëndrojmë bashkë në këtë betejë, deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së

Kosova vazhdon stërvitjet në Hungari

Kosova vazhdon stërvitjet në Hungari

Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen Izrael–Kosovë

Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen Izrael–Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën