TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj kujton masakrat në Istog e Ferizaj: Drejtësia nuk e kreu misionin e saj

by teve1
1 vit ago
0
A A
Haradinaj kujton masakrat në Istog e Ferizaj: Drejtësia nuk e kreu misionin e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën në Studenicë të Istogut dhe masakrën në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, të kryera nga forcat serbe gjatë prillit të vitit 1999.

Ai ka thënë se edhe sot, pas më shumë se dy dekadash, drejtësia nuk e ka kryer misionin e saj për të dënuar ekzekutorët e këtyre krimeve barbare.

Haradinaj në postimin e tij në Facebook ka shtuar se shteti serb duhet të ballafaqohet me krimet e veta.

“Liria që gëzojmë sot u pagua me një çmim të madh. Shumë familje humbën më të dashurit e tyre nga terrori shtetëror serb, i cili kishte për qëllim shfarosjen e një populli të tërë. Armiku nuk kurseu as foshnjat, as fëmijët në prehër të nënave, pleqtë e të pambrojturit.

Në fshatin Studenicë të Istogut, muaji prill sjell kujtime të dhimbshme për nëntë bashkëkombas të vrarë në mënyrën më barbare nga regjimi kriminal serb – tetë anëtarë të familjes Lipaj dhe një nga familja Zeqiraj. Të rrethuar në shtëpi nga forcat serbe, ata u nxorën në oborr dhe u ekzekutuan nga afërsia. Pas vrasjes, trupat e tyre u hodhën në një bunar pranë shtëpisë, të cilin armiku më pas e shkatërroi për të zhdukur gjurmët e krimit.

Armiku nuk u ndal. Në të njëjtën ditë, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, forcat serbe ekzekutuan shtatë anëtarë të familjes Zeka dhe dy të familjes Hoxha.

Edhe sot, pas më shumë se dy dekadash, drejtësia nuk e ka kryer misionin e saj për të dënuar ekzekutorët e këtyre krimeve barbare. Shteti serb duhet të ballafaqohet me krimet e veta. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri”, ka shkruar ai në Facebook.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu –Hyseni: Nesër do kemi shumë përgjigje për pikëpyetjet e ngritura

Kryeziu –Hyseni: Nesër do kemi shumë përgjigje për pikëpyetjet e ngritura

Deputetja e LVV-së: Posti i presidentit s’duhet t’i takojë LDK-së, ka hapësirë për marrëveshje

Deputetja e LVV-së: Posti i presidentit s’duhet t’i takojë LDK-së, ka hapësirë për marrëveshje

Behrami:LVV nuk mund t’ua shesë katër herë gënjeshtrën e njëjtë qytetarëve

Behrami:LVV nuk mund t’ua shesë katër herë gënjeshtrën e njëjtë qytetarëve

Raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në një aksident në Gjermani, gjatë kthimit nga Kosova

“InfoNata” 06.08.2026

“InfoNata” 06.08.2026

Raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në një aksident në Gjermani, gjatë kthimit nga Kosova

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia në Ferizaj shpëton një person që po tentonte t’i bënte “keq vetes”, kishte armë zjarri

Xani:Nivel i ulët i pjekurisë të mos bëhet hapi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Xani:Nivel i ulët i pjekurisë të mos bëhet hapi i parë për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën