TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Policia e Malit të Zi e kap me 50 kg drogë Burim Rrecin, ish-sekretarin e Ministrisë së Tregtisë

nga tëvë1
15 Shkurt, 2022
0
A A
Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Mediumi malazez “Vijesti” ka raportuar se ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci, është arrestuar sot në pikën kufitare Debeli Brijeg, pasi në veturën e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marihuanë, përcjell Gazeta Express.

Gjatë ditës së sotme nga Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave kanë njoftuar zyrtarisht se zyrtarët e tyre gjatë kontrollit të një veture të pasagjerëve Audi me targa të Kosovës, të drejtuar nga ai shtetas i Kosovës, kanë gjetur shtatë pako me marihuanë.

“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si lëndë narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. BR është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të paautorizuar. Prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, me 9 shtator të 2020-ës kishte marr vendim për pezullim nga puna të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie, Burim Rreci.

Arsye për pezullimin e tij nga kjo pozitë, sipas Krasniqit, është “neglizhenca” dhe “mosbashkëpunimi” nga ana e Rrecit.

“Bazuar në Legjislacionin në fuqi, si dhe për shkak të neglizhencës dhe mosbashkëpunimit nga ana e z. Burim Rreci, u vendos si në diapozitivin e këtij vendimi. Kjo masë është masë parandaluese dhe nuk prejudikon rezultatin final të vendimit”, thuhej në arsyetimin e këtij vendimi të nënshkruar nga ish-ministri Krasniqi.

Rreci ka pasur disa hyrje-dalje në këtë funksion. Ai u emërua në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MTI-së në vitin 2018, derisa në qeveri ishte Ramush Haradinaj. Ky emërim ishte kundërshtuar nga disa organizata të shoqërisë civile, por edhe nga Ambasada Britanike, pasi i njëjti vinte nuk i kishte plotësuar kushtet për këtë pozitë.

Në ndërkohë, Rreci ishte suspenduar nga MTI-ja edhe me 29 gusht të vitit 2018 nga ministri i atëhershëm i MTI-së, Bajram Hasani, me 29 gusht 2018. Një javë pas këtij vendimi, kryeministri i atëhershëm Haradinaj e kishte liruar Hasanin nga detyra me arsyetimin se një gjë të tillë e ka kërkuar Nisma, shkruan gazeta Express. Një javë pas shkarkimit të ministrit Hasanit, Rreci ishte rikthyer në pozitën që kishte më parë.

Në arsyetim të vendimit për rikthim në punë të Rrecit, thuhej se ka pasur shkelje materiale dhe procedurale në vendimin për pezullim.

Ndërkaq, më 11 nëntor të vitit 2019, Burim Rraci sërish bëhet lajm, pas një incidenti që kishte ndodhur në ministrinë ku ai ishte i angazhuar. Sipas informatave, Rreci ishte sulmuar në zyrën e tij fizikisht nga Arian Krasniqi, djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate.

Pas këtij incidenti, Krasniqi ishte suspenduar nga puna.

Ndërkaq, Rraci kishte qëndruar në pozitën e Sekretarit të MTI-së deri në shkurtin e 2020-ës, kur Qeveria “Kurti” e kishte vënë atë në listë rezervë, bashkë me disa sekretarë tjerë.

Mirëpo, ky vendim i qeverisë “Kurti” u anulua me ardhjen e qeverisë “Hoti”. Në muajin qershor, në mbledhjen e rregullt të qeverisë së Kosovës, me propozim të ministrit të MTI-së, Vesel Krasniqi, u kërkua rikthimi në detyrë i Rrecit.

“Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i caktuar me vendimin e qeverisë numër 1/26 të datës 29.01.2018, duhet të kthehet dhe të vazhdojë punën brenda mandatit ligjor brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, kishte thënë ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi më 22 qershor të atij viti.

 

 

Tags: DrogaNarkotik
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

LDK-ja mbledh nënshkrime nga deputetët, i kërkon ZRrE-së anulimin e vendimeve për rrymën

LDK-ja mbledh nënshkrime nga deputetët, i kërkon ZRrE-së anulimin e vendimeve për rrymën

​Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet e situatës në Kuvend

​Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet e situatës në Kuvend

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës zhvillohet më 11 maj

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit, seanca e radhës zhvillohet më 11 maj

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Kërkohet nga Reali dhe Tottenham, Xabi Alonso

Xabi Alonso te Real Madridi, punë e kryer, së shpejti zyrtarizimi

Krenaria e vendit Majlinda Kelmendi, feston sot ditëlindjen

Krenaria e vendit Majlinda Kelmendi, feston sot ditëlindjen

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

LDK-ja mbledh nënshkrime nga deputetët, i kërkon ZRrE-së anulimin e vendimeve për rrymën

LDK-ja mbledh nënshkrime nga deputetët, i kërkon ZRrE-së anulimin e vendimeve për rrymën

​Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet e situatës në Kuvend

​Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për vendimet e situatës në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X