TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jashari: Referimi i ‘’Kosova dhe Metohi’’ nga Specialja, papërgjegjshmëri dhe jo profesionalizëm

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Jashari: Referimi i ‘’Kosova dhe Metohi’’ nga Specialja, papërgjegjshmëri dhe jo profesionalizëm

Avokati, Arbër Jashari e konsideron papërgjegjshmëri dhe jo profesionalizëm referimin e Kosovës si “Kosovë-Metohi” nga Gjykata Speciale dhe Prokuroria Speciale.

Sipas tij edhe pse bëhet fjalë për një dokument ose ngjarje që ka ndodhur rreth dy vite më parë kjo nuk e relativizon aspak si çështje.

Ai ka shtuar se përdorimi i këtij termi ka shpërfaqur edhe një tendencë që mund të interpretohet edhe se këto dhoma janë furnizuar ose janë ndikuar nga qarqet të cilat janë kundër shtetit të Kosovës.

“Me sa pash bëhet fjalë për një dokument ose ngjarje që ka ndodhur rreth dy vite më parë por sidoqoftë kjo nuk e relativizon atë çështje aspak. Është diçka e papërgjegjshme dhe jo profesionale nga ana e Prokurorisë Speciale dhe që nuk i lejohet në asnjë mënyrë zyrtarëve të këtij niveli çfarë janë në Prokurorinë Speciale dhe në institucionet e Dhomave të Specializuara. Emri “Kosovë dhe Metohi” përpos që shpërfaq një mungesë të madhe të profesionalizmit dhe papërgjegjshmërisë, shpërfaq edhe një tendencë që mund të interpretohet se këto dhoma janë furnizuar ose janë ndikuar nga qarqet të cilat janë kundër shtetit të Kosovës gjë që tek kosovarët ndikon edhe më shumë në zbehjen edhe më të madhe të besimit në drejtësinë çfarë e ofrojnë atje”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndryshe, një ditë më parë  në media u raportua se avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka pranuar një ankesë nga një i intervistuar i Gjykatës Speciale në Hagë se gjatë intervistimit nga dy punonjës të ZPS-së i ishin referuar Kosovës “Kosova dhe Metohi”.

Siç bëhet e ditur në ankesën drejtuar Avokatit të Popullit të ZPS-së, me 11 nëntor të viti 2022, ankuesi u intervistuar nga dy punonjës të ZPS-së dhe në fillim të intervistës njëri prej punonjësve gjatë leximit të një dokumenti, iu referua Republikës së Kosovës me fjalët “Kosovo i Metohija”.

Ankuesi gjithashtu pretendon se përdorimi i termit nuk ishte thjesht rezultat i një gabimi gjuhësor nga ana e përfaqësuesit të ZPS-së, dhe vë në dukje faktin se përfaqësuesi në fjalë po e lexonte nga një dokument kur përdori këtë term./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

E shtuna me mot të vranët

E enjtja me mot të vranët dhe intervale me diell

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Krejt çfarë tha Trumpi në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan

Trump thotë se do ta ‘hedh në erë’ fushën e gazit iranian nëse sulmohet sërish Katari

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, në rend dite 17 pika

E shtuna me mot të vranët

E enjtja me mot të vranët dhe intervale me diell

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

Sadiku: Kurti e tradhtoi Osmanin, votat për presidente do të siguroheshin po të propozohej

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

“Këndi i Kimit”- 18.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën