TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AUV shton masat e kontrollit për mishin e importuar nga Brazili në Kosovë

by Tëvë1
9 muaj ago
1
A A
AUV shton masat e kontrollit për mishin e importuar nga Brazili në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se ka kryer kontrolle të rregullta në të gjitha ngarkesat e importuara me mish dhe produkte mishi pule me origjinë nga Brazili. Sipas të dhënave, të gjitha ngarkesat janë në përputhje me rregullat ligjore dhe nuk janë gjetur probleme gjatë inspektimeve.

Këto kontrolle janë bërë pas publikimit të incidentit të mishit të dyshuar nga Brazil në Shqipëri.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, Lamir Thaçi, thotë se janë ndërmarrë veprime shtesë pas skandalit në Shqipëri, mes tjerash edhe ndalimi i ngarkesave.

“Si masë preventive, AUV ka urdhëruar një kontroll të detajuar të ngarkesave të mishit të pulës nga Brazili. Deri tani, janë mostruar dhe ndaluar përkohësisht 7 ngarkesa, që janë duke pritur rezultatet e testimeve laboratorike. AUV gjithashtu ka inspektuar disa pika shitëse, nga të cilat janë marrë mostra për testim”, deklaron ai.

Thaçi thekson se deri më tani nuk ka asnjë fakt që tregon lidhje me incidentin në Shqipëri.

“Në aspektin hulumtues sipas të dhënave nga kontrolli kufitar, të konfirmuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri. Nuk është gjetur asnjë fakt që ndërlidhë incidentin në Shqipëri me produktet qe tregtohen në Kosovë”, deklaron Thaçi për rtk.

Ai tutje njofton se nuk ka pasur asnjë ankesë nga konsumatorët në lidhje me mundësinë e helmimit nga mish i pulës, dhe as nuk janë raportuar raste të shfaqjes së shenjave të helmimit nga ushqimi.

“AUV do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe, sipas rezultateve laboratorike, do të ndërmarrë masa të tjera nëse është e nevojshme. Agjencia thekson se çdo rezultat i analizave laboratorike do të komunikohet me publikun menjëherë, duke garantuar transparencë dhe siguri për konsumatorët kosovarë”, thekson mes tjerash ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Prokuroria kërkon paraburgim për policin e dyshuar për marrje ryshfeti

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ: Numërimi i votave më 31 dhjetor deri në ora 12:00, vazhdon më 1 janar në 16:00

Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

Dënohet me 1 mijë e 800 euro gjobë i akuzuari për armëmbajtje pa leje

​Abdixhiku: Themelimi i LDK-së ishte lindje e aspiratave për liri, pavarësi dhe demokraci

​Abdixhiku: Themelimi i LDK-së ishte lindje e aspiratave për liri, pavarësi dhe demokraci

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Ministri izraelit zmbrapset nga deklarata për Gazën dhe Sirinë pas presionit të SHBA-së

Tërhiqet nga tregu qumështi APTAMIL për shkak të rrezikut shëndetësor

Tërhiqet nga tregu qumështi APTAMIL për shkak të rrezikut shëndetësor

Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy linqeve në muaj

Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy linqeve në muaj

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Prokuroria kërkon paraburgim për policin e dyshuar për marrje ryshfeti

Rrahmani në dyshime për vazhdimin e kontratës me Napolin, dy gjigantë nga Turqia hyjnë në garë për kapitenin e Kosovës

Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë

Albion Rrahmani merr numrin 9 te Sparta

Albion Rrahmani në listën e blerjeve të West Hamit

Trepça kalon pengesën e parë në Ligën e Kampionëve

Beciragic i Trepçës, trajneri i vitit në Bosnje e Hercegovinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën