TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëzimi i tërësishëm i aktakuzës në këtë fazë të procesit, epilog real i procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Bajraktari thotë se u morën parasysh rrethanat lehtësues për dënimin ndaj Miletiq

Shkruan: Ardian Bajraktari

Fillimisht duhet analizuar, disa elemente të rëndësishme që ndërlidhen me këtë proces:

E para, gjyqtarët dhe prokurorët i kanë paragjykuar të pandehurit, kjo qasje e ka cenuar dinjitetin dhe autoritetin e tyre, një paragjykim dhe qasje e tillë, ishte një tentim arsyetimi për dështimin e misionit të EULEX-it në Kosovë.

E dyta, që në fillim të punës, kjo Gjykatë ka dëshmuar jo profesionalizëm, përmes të cilit është cenuar integriteti i Gjykatës dhe i procesit, kjo u bë duke i rrjedhë informata dhe dokumente. Gjykata, e ka obligim me tregu se si ka ndodhë dhe a është mbajtur dikush përgjegjës brenda Gjykatës për këtë gjë.

E treta, duke e përcjellë këtë proces gjyqësor që nga fillimi, është e pa precedent se si prokurorë dhe gjyqtarë me përvojë në të drejtën ndërkombëtare penale, nuk e kanë marrë fare mundin për ta kuptuar kontekstin nëpër të cilin ka kaluar Kosova, që nga vitet e 80-ta e tutje.

Gjatë procesit të marrjes në pyetje të dëshmitarëve, fitohej përshtypja se të njëjtit mendonin se UÇK-ja ka qenë një formacion i  rregullt ushtarak, e cila ka pas kontroll të plotë në tërë territorin e Kosovës dhe ka pas hierarki të mirëfilltë komanduese, sikurse ushtritë moderne.

E katërta, prokurorët si duket më shumë luftonin për të nderuar një narrativë se UÇK-ja ka pasur një strukturë komanduese të mirëfilltit dhe kontroll në tërë territorin e Kosovës, dhe atë më shumë për ta bindur opinionin për këtë gjë, se sa për ta mbështetur një pretendim të tillë në prova, dëshmi dhe fakte konkrete përmes të cilave do të bindej trupi gjykues për këtë gjë.

Përtej këtyre elementeve, procesi në Hagë, ishte jo transparent, në kundërshtim me njërin nga parimet bazë, parimin e publicitetit, proces i stërzgjatur, në kundërshtim me parimin e gjykimit brenda një kohe të arsyeshme.

Proces ku trupi gjykues (së paku njëri nga ta) me pyetje sugjestive dhe orientuese, rrjedhimisht pyetje të ndaluara, çka e vënë në dyshim objektivitetin e tij dhe të trupit gjykues, rrjedhimisht cenohet njëra nga të drejtat bazë, përkatësisht e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Proces i bazuar në prova dhe dëshmi jo kredibile, ku dëshmitarët me zë dhe figurë theksonin më shumë se një herë se ajo që ishte në deklaratë, nuk ishte e thënë nga ta, kishte edhe dëshmitar me dëmtime mendore. Pa mundësi e menaxhimit të dëshmitarëve, e cila edhe përkundër masave të ashpra, dëshmitari “zhduket”.

Dëshmitarët, ndonëse të ftuar nga prokuroria, e thoshin më zë dhe fuqishëm se “nuk ju kemi raportuar këtyre”, pra ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë për të cilën ata po ballafaqohen me akuza dhe me këtë proces të padrejtë.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla: Autoblinda “Shota”, përpjekje modeste e Shqipërisë

Një shpjegim i detyruar për Dritan Goxhajn

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

Nga ndërgjegjësimi qytetar te sfida evropiane

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Çitaku: Likoshani dhe Qirezi, gurë themeli i historisë dhe lirisë së Kosovës

Çitaku: Aleanca me SHBA-në është garancia më e madhe strategjike e Kosovës

IKShPK apel për kujdes: Vala e të nxehtit rrit rrezikun për shëndetin e qytetarëve

IKShPK apel për kujdes: Vala e të nxehtit rrit rrezikun për shëndetin e qytetarëve

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Zjarri në Prishtinë, Fushtica: Dy të lënduar – përfshirë një fëmijë 5-vjeçar, 5 zjarrfikës kërkuan ndihmë gjatë intervenimit

Zjarri në Prishtinë, Fushtica: Dy të lënduar – përfshirë një fëmijë 5-vjeçar, 5 zjarrfikës kërkuan ndihmë gjatë intervenimit

ChatGPT mori një përditësim të madh falas

ChatGPT mori një përditësim të madh falas

Oda Amerikane kundër varësisë nga importet, kërkon investime të reja energjetike

Oda Amerikane kundër varësisë nga importet, kërkon investime të reja energjetike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën