TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria e Ferizajt: Vrasja e policit në Kaçanik mund të jetë e planifikuar, dyshohen dy persona

by TËVË 1
1 vit ago
5
A A
Prokuroria e Ferizajt: Vrasja e policit në Kaçanik mund të jetë e planifikuar, dyshohen dy persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se për vrasjen e policit Muhamed Lika që u vra mbrëmë në Kaçanik dyshohen dy persona.

Në një konferencë për media, Prokuroria tha se nga provat materiale të siguruara shihet se polici Muhamed Lika u vra nga dy të dyshuar të cilët akoma nuk janë identifikuar e as arrestuar.

Të njëjtit thuhet se kanë ikur nga vendi i ngjarjes në këmbë.

“Është vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës, i njëjti kur ka ndodhur rasti ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në momentin e shkuarjes në banesën e tij nga persona të panjohur për momentin është qëlluar dhe nga plagët vdekjeprurëse ka ndërruar jetë. Nga provat që kemi marrë, shihet se aktin e kanë kryer dy persona e që janë larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Burim Çerkini, kryeprokuror i Themelores në Ferizaj.

Çerkini deklaroi se hetuesit policorë dhe njësitë relevante janë në terren, të cilët po punojnë intensivisht për zbardhjen e vrasjes dhe motivet që e shkaktuan atë.

“Policia po e bën një punë të jashtëzakonshme për gjetjen dhe kapjen e autorëve të vrasjes. Jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për t’i zbuluar arsyet dhe motivet që kanë çuar deri në kryerjen e kësaj vrasje të rëndë. Hetuesit  policorë janë në terren për të identifikuar çdo provë që do të na lehtësojë në zbardhjen e kësaj vepre penale. Nga Policia e Kosovës janë ndërmarrë shumë veprime hetimore, ku janë intervistuar shumë persona”, deklaroi kryeprokurori.

“Të dyshuarit nuk kanë përdorur maska, por kapela. Ka qenë errësire dhe identifikimi bëhet më i vështirë. Nuk ka të bëjë me ndonjë pistë të grabitjes, nuk ekziston ndonjë pistë që të dyshuarit kanë pasur për qëllim grabitjen. Vërehet qartë që qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi i rreshterit”, tha Çerkini.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Shtyhet përsëri seanca, vazhdon në orën 19:00

Shtyhet përsëri seanca, vazhdon në orën 19:00

Rinis seanca për zgjedhjen e presidentit, opozita nuk merr pjesë

Rinis seanca për zgjedhjen e presidentit, opozita nuk merr pjesë

Hamza: Kemi bërë ofertë që kandidati për president të jetë nga PDK

Hamza: Jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit

PDK kërkon nga Rushiti të tërhiqet nga gara për presidentin

PDK kërkon nga Rushiti të tërhiqet nga gara për presidentin

Shtyhet përsëri seanca, vazhdon në orën 19:00

Shtyhet përsëri seanca, vazhdon në orën 19:00

CSKA merr oferta nga Turqia e SHBA për Dellovën

CSKA merr oferta nga Turqia e SHBA për Dellovën

Rinis seanca për zgjedhjen e presidentit, opozita nuk merr pjesë

Rinis seanca për zgjedhjen e presidentit, opozita nuk merr pjesë

Stones konfirmon largimin nga City

Stones konfirmon largimin nga City

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Jashari largohet nga Milani, Juventusi e monitoron

Jashari largohet nga Milani, Juventusi e monitoron

Hamza: Kemi bërë ofertë që kandidati për president të jetë nga PDK

Hamza: Jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën