TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biseda e Kurtit me komedianët rusë cilësohet dështim i protokollit

Biseda e kryeministrit të vendit, Albin Kurti me dy komedianët rus të cilët iu prezantuan në emër të presidentit të Letonisë, nga njohësit e protokollit cilësohet dështim i kabinetit të kryeministrit Kurti. Tomorr Avdia thotë se është shkelur edhe ligji i protokollit meqë sipas tij, paraprakisht është dashtë bëhet një filtër i kërkesës për intervistë me kryeministrin Kurti. Ngjashëm mendon edhe  njohësi ish-diplomati, Sylë Ukshini i cili tha se .

by Venhar Isufi
1 vit ago
1 0
A A

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ra në grackën e komedianëve rus të cilët u prezantuan në emër të presidentit të Letonisë, Edgars Rinkevics.

Ngjashëm, në grackën e dy komedianëve kanë rënë edhe disa prej liderëve të tjerë botëror.

Njohësi i protokollit, Tomor Avdia thotë se kësaj interviste do t’i duhej t’i bëhej një filtër para se atë ta realizonte kryeministri.

“ Përgjegjësia ndahet në dy pjesë, përgjegjësia shkon në dy pjesë tek kabineti i tij dhe stafi i tij dhe zyra e protokollit të tij. 01:40 ata kanë dështuar në punën e tyre dhe ky dështim duhet të ketë përgjegjësi jo vetëm morale por ndoshta edhe përgjegjësi ligjore, për arsyeje se ata kanë vepruar në kundërshtim me ligjin pa e saktësuar informacionin që me kë është duke biseduar kryeministri”, thotë Avdia.

Reagimin e qeverisë, se intervista u realizua pak ditë pas zgjedhjeve dhe se nuk ishte i mundur të kryhej secili verifikim, Avdia e konsideron të paqëndrueshëm.

“Është e pajustifikueshme për arsyeje se nuk mund të justifikohesh me ngarkesë euforie që kryeministri ka pas fitores. Pasi që këto janë takime që ndodhin në çdo vend dhe për cdo fitues në çdo vend të botës stafet janë të përgjegjshme për të rregulluar komunikimet në kohë dhe në formë për ta ruajtur këtë pjesë sensitive”, shprehet ai.

Se intervistat e tilla duhet të menaxhohen shumë më mirë, e thotë edhe ish-diplomati Sylë Ukshini.

Princ Harry, Boris Johnson, Hillary Clinton e Justin Trudeau, janë vetëm disa nga liderët botëror të cilët u mashtruan nga dy komedianët rus.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën