TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përveç në mungesë, barnatoret në kryeqytet s’respektojnë as vendimin për çmimin e barnave

Vendimi për unifikim te çmimit të barnave vazhdon të mos respektohet nga barnatoret. Për barna të njëjta, çmimet janë të ndryshme. Madje për barna që ka mungesë të furnizimit, çmimi u rritet.

by Rinesa Osmanaj
10 muaj ago
3 0
A A

Ishte paraparë që të sillte çmime të njëjta.

Por vendimi për unifikim të çmimit të barnave nuk po gjen zbatim, ndonëse ka mbi një muaj që ka hyrë në fuqi.

Si rrjedhojë, qytetarët po paguajnë çmime të ndryshme, për barnën e njëjtë.

Kësisoj, edhe kjo barnë po vazhdon të shitet me çmim më të shtrenjtë se që ka paraparë Ministria e Shëndetësisë për të.

“Delcabrin” është një medikament që përdoret për të trajtuar nivelet e larta të hormonit të prolaktinës në trup.

I njëjti, sipas listës zyrtare të çmimit të barnave të miratuar nga MSH, kushton 7 euro e 87 cent.

Por në barnatoret në kryeqytet, tëvë1 kuptoi se çmimi i tij varion mbi 9 euro.

Gazetarja: Veç ta di edhe çmimin.

Farmacisti: Këto i ke nëntë euro e gjysmë dy copa.

Gazetarja: Sa është një copë?

Farmacisti: Sa po i bjen, katër e njëzetë.

Farmacistja: Nëntë e gjashtëdhjetë i ki

Farmacistja: Një tabletë kushton katër e gjysmë.

Sa tableta i ka një kuti.

E dikush po propozon një zëvendësim që kushton dyfish më lirë.

Gazetarja: A mundem me ditë çmimin e këtyre, Delcabrin?

Farmacisti: Një tabletë kushton katër euro e tridhjetë centë. Ky tjetri është më i lirë, dy e tetëdhjetë.

Gazetarja: A është i njëjtë a?

Farmacisti: I njëjtë është.

Ndonëse po shitet më shtrenjtë, “Delcabrin” është vështirë edhe për t’u gjetur, pasi ka mungesë të tij.

Por kur të furnizohen, dikush tjetër pritet ta shesë atë 10 euro.

Ndonëse në barnatoren e njëjtë, një qytetare në kushte anonimiteti tha se këtë medikament disa javë më parë e kishte blerë në çmim 6 euro e gjysmë.

Gazetarja: E sa është kështu çmimi?

Farmacistja: Shtatë – tetë

Gazetarja: Sigurt? Se tjerët po e kanë nga nëntë

Farmacistja: Kështu ka qenë por tani vjen me çmim më të lartë.

Deri në dhjetë euro ndoshta shkon. Se kur janë në mungesë kështu tani kur të vijnë, vijnë me çmime të reja.

Këtë rritje të çmimeve, karshi mungesës së barnave, nga Oda e Farmacistëve e quajnë keqpërdorim.

“Rreziku mundet me qenë kjo, mundet me pasë keqpërdores individual në këtë lami, që ka anë e mbanë botës mirëpo mungesat e barnave kanë fillu vetëm të vërehen. Në coftë se nuk merren hapa të shpejtë do të ketë mungesa edhe më të mëdha të barnave”, tha kryetari i Odës së Farmacistëve, Kadri Bytyqi.

Për krejt këtë situatë, nga kjo Odë fajtor e shohin Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ne si Odë në vazhdimësi kemi qenë për unifikim të çmimeve mirëpo vendimi i fundit i dhjetorit i Ministrit të Shëndetësisë e ka prishë këtë balancën sepse ka qenë një vendim që ne e konsiderojmë vendim jo ligjor”, tha ai.

E që nga 1 shkurti, Ministria e Shëndetësisë për Tëvë1 njoftoi se janë kryer 460 inspektime në barnatore.

“Deri më tani janë kryer 460 inspektime në qarkullues farmaceutik me pakicë (barnatore). Gjatë këtyre inspektimeve, është vënë re se barnatoret janë në procesin e vendosjes së çmimeve të reja për produktet medicinale. Po ashtu, AKPPM ka vendosur çmimet sipas Listës Zyrtare në banderolat e produkteve medicinale në importet e reja. Inspektorati Farmaceutik ka obliguar personat përgjegjës në barnatore që të zbatojnë Ligjin dhe të vendosin çmimet në produktet medicinale në përputhje me Listën Zyrtare të Çmimeve”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Të pakënaqur me vendimin për unifikim të çmimit të barnave janë kompanitë e distributorëve farmaceutikë, të cilët thonë se do ta kenë të vështirë të mbijetojnë në treg.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre fëmijët e lënduar nga djegia e shtëpisë në Prizren në gjendje stabile

Tre fëmijët e lënduar nga djegia e shtëpisë në Prizren në gjendje stabile

Kandidatët më të votuar nga numërimi i votave deri më tani

Kandidatët më të votuar nga numërimi i votave deri më tani

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet 42-vjeçari për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë ushtarët e UÇK-së

Tre fëmijët e lënduar nga djegia e shtëpisë në Prizren në gjendje stabile

Tre fëmijët e lënduar nga djegia e shtëpisë në Prizren në gjendje stabile

Kandidatët më të votuar nga numërimi i votave deri më tani

Kandidatët më të votuar nga numërimi i votave deri më tani

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet 42-vjeçari për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë ushtarët e UÇK-së

Top 10 vendet me rrugët më të mira në Evropë në vitin 2025

Top 10 vendet me rrugët më të mira në Evropë në vitin 2025

Miratohet në Kuvendin Komunal të Prishtinës lista e veçantë për pronat e paluajtshme për 2026

Miratohet në Kuvendin Komunal të Prishtinës lista e veçantë për pronat e paluajtshme për 2026

IKSHPK me këshilla për mbrojte nga gripi sezonal

IKSHPK me këshilla për mbrojte nga gripi sezonal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën