TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të shtunën protestë masive në Serbi, a do t’i mbijetojë Vuçiq?- flet gazetari nga Beogradi

Të shtunën në Serbi pritet mbahet një protestë masive e organizuar nga studentët. Protestuesit vlerësojnë se ka ardhur koha për ndryshime në Serbi, ndërkaq përfaqësuesit e Qeverisë kanë paralajmëruar mundësinë e një dhune të madhe. Gazetari nga Beogradi, Nikola Kërstiq, thotë se Vuçiq do të hakmerret shumë egër nëse ai mbijeton këtyre zhvillimeve.

by Shpat Blakcori
9 muaj ago
1 0
A A

Të shtunën të gjithë sytë janë nga Beogradi.

Në kryeqytetin serb, studentët kanë thirrur një protestë masive.

Që nga muaji dhjetor, studentët po kërkojnë përgjegjësi politike për shembjen e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 qytetarë të pafajshëm.

Gazetari nga Beogradi, Nikola Kërstiq, thotë se ky moment është një pikë kthese për shoqërinë serbe.

“Këtë shtunë pritet të jetë njëra nga protestat më të fuqishme në 30 vitet e fundit në Serbi. Megjithatë është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë dhe si do të reagojnë autoritetet shtetërore. Ka edhe nga ta që mendojnë se një revolucion është duke ndodhur dhe se po vjen fundi i regjimit të Vuçiqit. Ajo që dihet sigurt është se kemi ardhur në një pikë kthese dhe se nga këtu nuk ka më kthim mbrapa” , shprehet Kërstiq.

Por, Kërstiq paralajmëron se në rast se Vuçiq i mbijeton politikisht protestave, atëherë hakmarrja e tij ndaj protestuesve do të jetë shumë egër.

“Nëse studentet edhe aktivistët e humbin këtë betejë atëherë hakmarrja e Vuçiqit do të jetë shumë egër ndaj të gjithë atyre. Ai vetëm do ta pres momentin e duhur për ta bërë një gjë të tillë. Vuçiqi nuk po kalon nëpër periudhat më të mira por rënia e tij nga pushteti është një proces më i ndërlikuar. Megjithatë ai është shumë i vetëdijshëm se ditët e tij më të mira kanë kaluar”, thotë gazetari nga Beogradi.

Ndër kërkesat kryesore të studentëve në Serbi është publikimi i gjithë dokumentacionit për rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, për të përcaktuar përgjegjësinë penale dhe politike për tragjedinë.

Partia në pushtet deri më tani nuk ka qenë e gatshme për t’i plotësuar kërkesat e studentëve, ndërkaq kryeministri serb, Milosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Të fokusuar në raundin e dytë, protagonizmat do të trajtohen qartë e drejtë

Abdixhiku letër BE-së: Kushti është plotësuar, të hiqen masat ndaj Kosovës

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

Golf, Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare

Golf, Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare

Për herë të parë, të moshuarit në Holandë i tejkalojnë të rinjtë e saj në numër

Për herë të parë, të moshuarit në Holandë i tejkalojnë të rinjtë e saj në numër

Abdixhiku: Të fokusuar në raundin e dytë, protagonizmat do të trajtohen qartë e drejtë

Abdixhiku letër BE-së: Kushti është plotësuar, të hiqen masat ndaj Kosovës

Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Rusia e gatshme të garantojë me shkrim se nuk do të sulmojë NATO-në ose BE-në

Spanja dhe 5 shtete të tjera, i kërkojnë BE-së të marr masa për të siguruar “hyrjen masive” të ndihmës në Gaza

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën