TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Komuna e Prishtinës: Punimet në “Xhorxh Bush” nuk cenojnë asnjë objekt të trashëgimisë kulturore

by tëvë1
9 muaj ago
1
A A
​Komuna e Prishtinës: Punimet në “Xhorxh Bush” nuk cenojnë asnjë objekt të trashëgimisë kulturore

Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore gjatë ditës së mërkurë i ka ndalur punimet në sheshin “Xhorxh Bush” të cilat nisën të hënën në Prishtinë. .

Zyrtarë komunal të Prishtinës kanë reaguar përmes një konference për media, ku theksuan se “kjo është bërë me tendenca politike për ta bllokuar transformimin e kryeqytetit”.

Ndërsa, në një reagim të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore i MKRS-së, thuhet se kanë pranuar njoftim për punime, ndërhyrje të pa-autorizuara në një zonë ku ka asete të trashëgimisë kulturore në mbrojtje, konkretisht në rrugën “Xhorxh Bush”, që gjendet brenda Qendrës Historike të Prishtinës.

Drejtori për Planifikim në Komunën e Prishtinës, Arbër Sadiku, theksoi se projekti për sheshin “Xhorxh Bush” është në përputhshmëri të plotë me Planin Rregullues Urbanistik dhe sipas tij, kjo zonë parashihet të kthehet në rrugë për këmbësorë.

Ai shtoi se ky projekt është po ashtu edhe në përputhshmëri edhe me Planin Zhvillimor Urban të vitit 2013.

“Projekti është në përputhshmëri të plotë me planin rregullues urbanistik 2005/Qendra Dy, Gjithashtu është në përputhshmëri të plotë edhe me Planin Zhvillimor Urban të vitit 2013, ku e parasheh komplet aksin “Nënë Terezë”, deri tek flamuri në hyrje… Duke qenë krejt një situatë e papritur, ne bashkë me Zyrën Ligjore do ta shohim se cilat janë kompetencat e institucionit gjegjës për të marrë masa radikale çfarë i ka marrë, por nuk jemi në gjendje që sot të japim një përgjigje konkrete pasi që është çështje juridike të cilën do ta trajtojmë dhe do ta ndajmë me ju pastaj”, tha Sadiki, shkruan KP.

Ai më tej ka thënë se punimet për projektin në fjalë, nuk cenojnë asetet e trashëgimisë arkitekturore.

“Punët të cilat ne i kemi të parapara me projektin në fjalë, jo që nuk cenojnë asetet e trashëgimisë arkitekturore por përkundrazi, kontribuojnë që ato asete e trashëgimisë të jenë pjesë e pandashme e qytetit. Mundësi me u vizituar, dhe është në të gjitha agjendat bashkëkohore të trashëgimisë arkitekurore moderne , theksoi ai.

Ndërsa, drejtori i Transformimit, Gëzim Kastrati, e ka cilësuar vendimin e inspektoratit si të padrejtë dhe të bazuar në standarde të dyfishta.

Kurse, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku ka thënë se ndalimi I punimeve nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka një tendencë politike për të bllokuar siç tha ai transformimin rrënjësor të kryeqytetit.

“Siç e dini inspektorati i Trashëgimisë Kulturore i ka ndaluar punimet më sheshin “Xhorxh Bush”, krejt kjo nuk është hera e parë që një proces i tillë po ndodhë, kemi rastin e unazës së jashtme, rasti i Ishullit urban që lidhë Arbërinë me platonë, dhe pastaj rastet tjera specifike si rruga A e kështu me radhë. Prandaj, sa i përket asaj se si Komuna e Prishtinës, respektivisht kryeqyteti me drejtorit përkatëse në mënyrën më të mirë të mundshme kanë përgatit projektin për sheshin “Xhorxh Bush”. Janë plotësuar të gjitha kërkesat që i takojnë procedurave administrative me i përmbushur dhe kësisoj është bllokuar edhe ky projekt i radhës që është kapital dhe i rëndësishëm për qytetin e Prishtinës”, theksoi ai.

Ndërsa, në një reagim të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore i MKRS-së, thuhet se kanë pranuar njoftim për punime, ndërhyrje të pa-autorizuara në një zonë ku ka asete të trashëgimisë kulturore në mbrojtje, konkretisht në rrugën “Xhorxh Bush”, që gjendet brenda Qendrës Historike të Prishtinës.

“Institucionet përgjegjëse për Trashëgimi Kulturore, QRTK Prishtina dhe IKMM, kanë konfirmuar se Komuna e Prishtinës apo drejtoritë përkatëse: Drejtoria e Urbanizmit, Drejtoria e Planifikimit Strategjik apo Drejtoria për Transformim të Komunës së Prishtinës nuk kanë kërkuar leje për punë siç e thotë ligji i trashëgimisë kulturore, kur punohet në afërsi të aseteve të Trashëgimisë Kulturore dhe zonave mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Më tej thuhet se “Prandaj, me datën 12.03.2025, Drejtori, Imer Hakaj dhe Inspektorët e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore kanë kërkuar takim pune me Drejtoritë përkatëse të Komunës së Prishtinës dhe Institucionet e Trashëgimisë Kulturore. Pas takimit dhe informimit të tyre për këtë vendim, janë vendosur shenjat zyrtare për ndalim të punimeve. Vendosja e shenjave është bërë në prezencën e drejtorit për transformim të Komunës së Prishtinës, Gëzim Kastrati, i cili ka nënshkruar procesverbalin e inspektorëve të ITK-së për ndalim të punimeve dhe është zotuar se do të ndjekin procedurat për pajisje me miratim nga Institucionet e Trashëgimisë Kulturore sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore dhe akteve të tjera përcjellëse”.

Në fund thuhet se Inspektorati për Trashëgimi Kulturore dhe Institucionet e Trashëgimisë Kulturore do të njoftojnë për gjitha veprimet e mëtutjeshme në procedurë.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka inauguruar të hënën fillimin e punimeve në sheshin “George Bush” në Prishtinë, në kuadër të projektit për zgjerimin e sheshit të kryeqytetit, njofton KosovaPress.

Sipas bashkisë, ky projekt synon krijimin e më shumë hapësirave për këmbësorë dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt transformimit të qendrës së qytetit.

Punimet në këtë projekt, i cili kap vlerën e mbi 18 milionë eurove, pritet të zgjasin një vit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën