TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A mund ta formojë Kurti qeverinë? – Canaj e Shkodra me mendime të ndryshme

by tëvë1
8 muaj ago
2
A A
A mund ta formojë Kurti qeverinë? – Canaj e Shkodra me mendime të ndryshme

Formimi i Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe mundësia e formimit nga Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve ka përballë në mendime analistët në studion  e “Info Natës” në Tëvë1.

Përderisa profesori dhe diplomati, Blerim Canaj e sheh të vështirë formimin e qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje pas deklarimit të Kurtit të hënën, njohësi i çështjeve politike, Selam Shkodra beson se Vetëvendosje do ta formojë qeverinë.

Canaj vlerëson se Kurti aktualisht nuk i ka numrat për ta formuar qeverinë duke pas parasysh edhe deklarimet e partive opozitare që janë shprehur kundër bashkëpunimit me Kurtin.

Madje ai nuk beson që as kreu i Nismës, Fatmir Limaj nuk do t’i bashkohet Kurtit pavarësisht se pak ditë pas zgjedhjeve Limaj nuk e kishte përjashtuar si mundësi.

“Deri më tani nuk e di se si do ta formojë sepse numrat i dalin me vështirësi. Unë ende nuk besoj që z.Limaj është i gatshëm të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, por hipotetikisht po thamë nëse z.Limaj dhe dy deputetë tjerë të tij shkojnë prapë nuk e di si do të bëhen numrat. Është vështirë e mundur”, ka thënë Canaj.

Por, për Selam Shkodrën mundësia e formimit të qeverisë së re nga Vetëvendosje është e mundur.

Madje ai ka përmendur edhe deklarimet e kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe nënkryetarit, Glakuk Konjufca, të cilët janë shprehur se do ta formojnë qeverinë.

“Kem dy deklarata të dy zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes, (Albin Kurti dhe Glauk Konjufca), të cilat tingëllojnë bukur shumë bindëse se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë formuese e qeverisë së ardhshme e cila del nga zgjedhjet e 9 shkurtit,  dhe mendoj që këta dy personazhe që janë eksponentët kryesorë të politikë bërjes brenda Vetëvendosjes besoj fuqishëm se tashmë i kanë bërë llogaritë për faktin që një deklarim të tillë e kanë dhënë në fund të procesit të numërimit”, ka thënë Shkodra.

Ai ka thënë se mund të ketë rirreshtime në këtë mandat nga deputetët por edhe partitë politike.

Tags: CanajkurtiQeveria e reShkodra
ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK në Gjilan mbështet LDK-në në balotazh

PDK në Gjilan mbështet LDK-në në balotazh

Gjykata ia rrëzon padinë për shpifje ministrit në detyrë, Elbert Krasniqi ndaj Veton Berishës

Gjykata ia rrëzon padinë për shpifje ministrit në detyrë, Elbert Krasniqi ndaj Veton Berishës

Një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut, miratohet kërkesa e Mbrojtjes së Thaçit

Një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut, miratohet kërkesa e Mbrojtjes së Thaçit

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria del me detaje

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria del me detaje

Dëmi që i shkaktojnë shëndetit ushqimet e skuqura

Dëmi që i shkaktojnë shëndetit ushqimet e skuqura

20 qytetet më të pasura në botë

20 qytetet më të pasura në botë

PDK në Gjilan mbështet LDK-në në balotazh

PDK në Gjilan mbështet LDK-në në balotazh

Gjykata ia rrëzon padinë për shpifje ministrit në detyrë, Elbert Krasniqi ndaj Veton Berishës

Gjykata ia rrëzon padinë për shpifje ministrit në detyrë, Elbert Krasniqi ndaj Veton Berishës

Natë e veçantë për Gjimshitin, 300 ndeshje me Atalantan, në triumfin në Champions League

Natë e veçantë për Gjimshitin, 300 ndeshje me Atalantan, në triumfin në Champions League

Një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut, miratohet kërkesa e Mbrojtjes së Thaçit

Një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut, miratohet kërkesa e Mbrojtjes së Thaçit

Grabitja spektakolare në Luvër, një nga të arrestuarit është ish-roje sigurie në një muze

Grabitja spektakolare në Luvër, një nga të arrestuarit është ish-roje sigurie në një muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën