TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti i kërkon Gjykatës ta obligojë Prokurorinë Speciale që dëshminë t’ia marrë në Qeveri

by tëvë1
1 vit ago
3
A A
Kurti për moscertifikim të Listës Serbe: Askush s’ka mundur të presë qëndrim ndryshe prej VV-së

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që ta obligojë Prokurorinë Speciale, që dëshminë e tij për rastin për rezerva shtetërore t’ia marrë në Zyrën e Kryeministrit.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka publikuar letrën e plotë ku ka thënë se  se Kurti asnjëherë s’ka refuzuar që të japë dëshminë e tij dhe se ka shprehur kërkesën që të japë dëshminë e tij në Qeveri.

“Ndër të tjera, aty bëhet e qartë që Kryeministri i Republikës së Kosovës kurrë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij në lidhje me çështjen në fjalë. Përkundrazi, ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të respektuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke propozuar që intervistimi të zhvillohet në zyrat e tij, një praktikë kjo që ka ndodhur edhe më parë në raste të ngjashme në Kosovë e edhe më gjerë. Megjithatë Prokuroria nuk është përgjigjur në asnjë propozim të Zyrës së Kryeministrit, rrjedhimisht nuk ka dhënë asnjë arsye pse e ka të pamundur të intervistojë Kryeministrin në datat dhe ambientin e propozuar. Kjo tregon një mungesë të qartë të vullnetit për të mundësuar një dëshmi që, sipas pretendimeve të Prokurorisë, është e domosdoshme për të kryer hetimet në çështjen në fjalë.

Në përgjigjen e sotme, krahas arsyeshmërisë së pozicionit të Kryeministrit, Zyra e Kryeministrit thekson edhe një herë që Kryeministri ka qenë dhe mbetet i gatshëm të japë dëshminë e tij. Kërkesa e tij që kjo të ndodhë në ambientet e Zyrës së Kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia. Në dritë të kësaj, me respekt kërkohet nga Gjykata që të obligojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar, brenda Zyrës së Kryeministrit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kosovë–Shqipëri

Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kosovë–Shqipëri

Bie fasada nga një ndërtesë e objektit banesor në Prishtinë, intervenojnë ekipet emergjente

Bie fasada nga një ndërtesë e objektit banesor në Prishtinë, intervenojnë ekipet emergjente

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Zgjedhjet për kryetarin e PD, pjesëmarrje e ulët e votuesve në Korçë

Vdes në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko

Vdes në moshën 84-vjeçare aktori i njohur Birçe Hasko

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Hamza takon kandidatët për deputet, premton kthim të stabilitetit dhe zhvillimit për Kosovën

Hamza: Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën