TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tërnava: Edhe pak orë fillon Ramazani, muaji i gëzimit, shëndetit dhe paqes

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Tërnava: Edhe pak orë fillon Ramazani, muaji i gëzimit, shëndetit dhe paqes

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava i është drejttuar opinionit publik dhe gjithë besimtarëve myslimanë sot me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Tërnava ka theksuar se Ramazani është një muaj madhështor në të cilin shumëfishohen veprat e mira dhe falen mëkatet për ata që agjërojnë dhe falin namazin me besim dhe devotshmëri.

“Besimtarët myslimanë me të drejtë e përjetojnë me përkushtim ardhjen e muajit të mirësisë, devotshmërisë, sakrificës, dhe faljes së mëkateve. Muaji që na paraqet gëzim, begati, lumturi, shëndet dhe paqe si te fëmijët, të rinjtë tek gjyshi e gjyshja, tek nëna dhe babai. Andaj, porositemi që të shtojmë adhurimet dhe veprat e mira. Kanë mbetur edhe pak orë e të shfaqet në tërë botën gjysmë hëna e muaji Ramazan, muajin që e dëshirojnë zemrat dhe shpirtat e besimtarëve, muaji që me mall e presim ardhjen e tij për t’iu bashkuar në mëshirë dhe falje, një muaj që begaton edhe më shumë sofrat tona. Për besimtarët është një dëshirë e madhe që t’i shfrytëzojmë të mirat e veçanta që sjellë ky muaj”.

“Me rastin e fillimit të këtij muaji të bekuar, këshilloj vëllezërit dhe motrat e mi kudo që janë që të kenë frikë nga Zoti i Madhëruar, të garojnë në vepra të mira, të urdhërojnë njëri-tjetrin për të bërë mirë, të jenë të durueshëm ta ruajnë unitetin e të mos përçahen, të bashkëpunojnë në mirësi, urtësi dhe devotshmëri, si dhe të ruhen nga të gjitha ato mëkate që Zoti i ka ndaluar. Kjo ngase Ramazani është një muaj madhështor, muaj në të cilin shumëfishohen veprat e mira dhe falen mëkatet për ata që agjërojnë dhe falin namazin me besim dhe devotshmëri, duke kërkuar kështu shpërblimin për punët e tyre”, ka theksuar Myftiu.

Tërnava u drejtohet sot besimtarëve me rastin e fillmit të Ramazanit

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës, shmangie e përgjegjësisë ndaj së vërtetës historike dhe dinjitetit të viktimave të luftës

Dështon mbledhja e KGJK-së, rend dite ishte zgjedhja e kryetarit

Dështon mbledhja e KGJK-së, rend dite ishte zgjedhja e kryetarit

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

Rritet pjesëmarrja e grave në ekonomi, afro 40% e fuqisë punëtore në Kosovë

Rritja e çmimeve të derivateve dhe rrymës, Mustafa kërkon masa urgjente nga Qeveria

Rritja e çmimeve të derivateve dhe rrymës, Mustafa kërkon masa urgjente nga Qeveria

Për Kombëtaren e Kosovës në futboll, diskutohet edhe në Kuvend

Për Kombëtaren e Kosovës në futboll, diskutohet edhe në Kuvend

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

Dyshime për dyshen kosovare të Hoffenheimit para përballjes me Mainzin

Dyshime për dyshen kosovare të Hoffenheimit para përballjes me Mainzin

Raphinha lëndohet me Brazilin, Barcelona ankohet ndaj FIFA-s

Raphinha lëndohet me Brazilin, Barcelona ankohet ndaj FIFA-s

PDK mban konferencë për media

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës, shmangie e përgjegjësisë ndaj së vërtetës historike dhe dinjitetit të viktimave të luftës

Trump i drejtohet kombit: Irani “nuk është më kërcënim”, por sulmet do të vazhdojnë

Trump i drejtohet kombit: Irani “nuk është më kërcënim”, por sulmet do të vazhdojnë

Dështon mbledhja e KGJK-së, rend dite ishte zgjedhja e kryetarit

Dështon mbledhja e KGJK-së, rend dite ishte zgjedhja e kryetarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën