TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami falënderon mbështetësit për votat: Vullnetin e qytetarëve e respektojmë

by Tëvë1
1 vit ago
2
A A
Bajrami: Kurti rriti pagën për vete dhe kabinetin e tij

Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka siguruar votat edhe për një mandat në Kuvend, ka shkruar se është mirënjohëse për votat që mori në këto zgjedhje, trefish më shumë sesa zgjedhjet e fundit.

“Personalisht, jam mirënjohëse dhe e prekur thellë nga besimi juaj. Në këto zgjedhje, deri më tani, kam marrë 49,158 vota, duke trefishuar mbështetjen nga hera e kaluar. Ky është një nder i madh dhe një përgjegjësi akoma më e madhe për mua”, ka thënë Bajrami.

Ajo tutje ka shkruar se partia e saj, e cila doli e treta në këto zgjedhje, e respekton vullnetin e qytetarëve.

Postimi i saj i plotë:

Faleminderit nga zemra!

Të dashur qytetarë,

Tani që ka përfunduar numërimi i votave të rregullta dhe në proces janë ende vetëm votat me kusht dhe ato të mërgatës, po ju drejtohem të gjithë votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për t’ju falënderuar nga zemra secilin prej jush, që në këto zgjedhje votuat për subjektin tonë politik. Edhe pse kemi pritur më shumë, vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe ne e respektojmë si të tillë.

Personalisht, jam mirënjohëse dhe e prekur thellë nga besimi juaj. Në këto zgjedhje, deri më tani, kam marrë 49,158 vota, duke trefishuar mbështetjen nga hera e kaluar. Ky është një nder i madh dhe një përgjegjësi akoma më e madhe për mua.

Prej më shumë se një dekade e gjysmë, unë jam aktive në politikë vetëm falë besimit tuaj. Kam shërbyer si ministre tri herë dhe kam qenë në opozitë tri herë. Në mandatin e kaluar, kryesisht jam angazhuar në dekonstruktimin e propagandës së qeverisë dhe në mbrojtjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Kam dhënë maksimumin për të qenë zëri i qytetarëve dhe puna ime është shpërblyer me besimin që me keni dhënë.

Unë besoj në ju, besoj në punën time dhe besoj në ato që them. E vërteta duhet gjithmonë të thuhet me zë të lartë.

Ju falënderoj nga zemra, secilin prej jush, për votën dhe besimin që më keni dhënë!

Më keni dhënë forcë, shpresë dhe motiv që të vazhdoj të jem zëri juaj, por mbi të gjitha të angazhohem që Lidhja Demokratike e Kosovës të rikthehet aty ku e ka vendin – në shërbim të qytetarëve dhe si forca kryesore politike në vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gola në Kopenhagë: Për Kosovën rezilienca demokratike është e lidhur me rrugën e saj evropiane

Gola në Kopenhagë: Për Kosovën rezilienca demokratike është e lidhur me rrugën e saj evropiane

Sekuestrohen mbi 250 kg mish në një autobus nga Kosova në Stuttgart

Sekuestrohen mbi 250 kg mish në një autobus nga Kosova në Stuttgart

AAK pret Ali Ahmetin në takim, vlerësohet roli i tij në proceset shqiptare në rajon

AAK pret Ali Ahmetin në takim, vlerësohet roli i tij në proceset shqiptare në rajon

Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Bisedë me Macron, Von der Leyen dhe Kurtin, Rama ndan fotot nga Samiti i Komunitetit Politik Europian

Mickoski: Bullgaria do të ashpërsojë retorikën ndaj Maqedonisë

Mickoski: Bullgaria do të ashpërsojë retorikën ndaj Maqedonisë

AAK pret Ali Ahmetin në takim, vlerësohet roli i tij në proceset shqiptare në rajon

AAK pret Ali Ahmetin në takim, vlerësohet roli i tij në proceset shqiptare në rajon

Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Të paktën 23 të plagosur nga të shtënat në Oklahoma të SHBA-së

Të paktën 23 të plagosur nga të shtënat në Oklahoma të SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën