TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hegseth: SHBA-ja nuk e ka më prioritet sigurinë e Evropës

by teve1
9 muaj ago
3
A A
Hegseth: SHBA-ja nuk e ka më prioritet sigurinë e Evropës

Sekretari i sapoemëruar i Mbrojtjes i Donald Trump u ka thënë aleatëve në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar se SHBA-ja nuk është më “kryesisht e fokusuar” në sigurinë evropiane dhe se Evropa do të duhet të marrë drejtimin në mbrojtjen e Ukrainës .

Pete Hegseth, duke folur me ministrat e mbrojtjes në një takim gjatë drekës në Bruksel, ka thënë se Evropa duhet të sigurojë “pjesën dërrmuese” të ndihmës së ardhshme ushtarake për Kievin – dhe të pranojë se rivendosja e kufijve të Ukrainës para 2014 ishte joreale.

Shefi i Pentagonit ka thënë se ai është ” aty për të shprehur drejtpërdrejt dhe pa mëdyshje se realitetet e qarta strategjike pengojnë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të fokusohen kryesisht në sigurinë e Evropës”, megjithëse gjuha ishte zbutur dukshëm nga një draft i prezantuar paraprakisht për shtypin ku ishte thënë se SHBA nuk do të jetë më “garantuesi kryesor i sigurisë në Evropë” dhe ku sugjeronte një riformulim të aleancës 75-vjeçare të NATO-s , e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur Evropën Perëndimore nga blloku sovjetik.

Por në një fjalim në grupin e kontaktit të Ukrainës të ministrave të mbrojtjes në Bruksel, të kryesuar nga sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, ai e zbuti gjuhën, një ditë para se të marrë pjesë në samitin e tij të parë të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Hegseth ka thënë se SHBA është duke i zhvendosur prioritetet e saj ushtarake në mbrojtjen e atdheut dhe frenimin e Kinës, si dhe u ka bërë thirrje anëtarëve evropianë të NATO-s që të rrisin buxhetet e mbrojtjes në 5% të PBB-së për të mbrojtur më mirë kontinentin.

Si shembull, Hegseth ka thënë se Evropa “duhet të sigurojë pjesën dërrmuese të ndihmës së ardhshme vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse për Ukrainën” në të ardhmen, megjithëse ai nuk ka thënë se SHBA-ja do të ndaloj të gjithë ndihmën e saj ushtarake, e cila ka qenë kritike për të ndihmuar Kievin për t’i rezistuar pushtimit rus.

Ai gjithashtu ka përsëritur qëndrimin e Trumpit se “ndalimi i luftimeve dhe arritja e një paqeje të qëndrueshme” në Ukrainë është një përparësi kryesore dhe se Kievi duhet të pranojë se nuk mund të rifitojë të gjithë tokën e pushtuar nga Rusia.

“Ne duhet të fillojmë duke pranuar se kthimi në kufijtë e Ukrainës para 2014 është një objektiv jorealist,” ka thënë Hegseth, duke skicuar një pozicion fillestar për çdo negociatë paqeje me Rusinë.

“Ndjekja e këtij qëllimi iluzion vetëm do të zgjasë luftën dhe do të shkaktojë më shumë vuajtje,” ka shtuar ai, megjithëse kjo mund të interpretohet si njohje efektive e aneksimit të Krimesë dhe pjesëve të mëdha të Donbasit nga Rusia.

Kievi do të mund të arrijë paqen vetëm përmes “garancive të forta të sigurisë”, por Hegseths ka përjashtuar anëtarësimin në NATO të Ukrainës. Në vend të kësaj, paqja do të duhej të sigurohej nga “trupa të afta evropiane dhe joevropiane”, të cilat ai ka theksuar se nuk do të vijnë nga SHBA-ja.

Çdo trupë britanike ose evropiane që kanë përfunduar të zhvendosur në Ukrainë nuk do të mbulohen nga një pjesë e një misioni të NATO-s ose nuk do të mbulohen nga garancia e nenit 5 të aleancës”, ka shtuar Hegseth, që do të thotë se ata në fakt do të vareshin nga ndihma e shteteve pjesëmarrëse.

Megjithëse Hegseth ka parashtruar disa pozicione për arritjen e paqes në Ukrainë, pak ekspertë besojnë se ka pasur ndonjë përparim serioz diplomatik.

Rusia, e cila po fiton terren në fushën e betejës, mbetet e prirur për të nxitur avantazhin e saj dhe ka kërkuar që Ukraina të lëshojë një territor të mëtejshëm dhe efektivisht të çmilitarizohet si pjesë e një marrëveshjeje.

Në fillim të kësaj jave, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë për The Guardian se Evropa nuk ishte në gjendje të ofronte garanci të qëndrueshme sigurie për Kievin pa përfshirjen e SHBA-ve.

“Garancitë e sigurisë pa Amerikën nuk janë reale,” ka thënë ai.

Një forcë parandaluese shumëkombëshe me bazë në Ukrainë pas një armëpushimi do të duhet të kishte 100,000 deri në 150,000 trupa” ka shtuar Zelenskyy, edhe pse kjo do të ishte shumë më e vogël se 600,000 trupat ruse në Ukrainën e pushtuar.

Hegseth ka shpjeguar se largimi nga Evropa ishte i nevojshëm sepse SHBA-ja është duke u përballur me kërcënime konsekuente dhe ishte e fokusuar në sigurinë kufitare.

Në të njëjtën kohë, ai ka shtuar se “po përballemi po ashtu me konkurrencë të madhe me Kinën komuniste, që është në gjendje të kërcënoj territorin e Amerikës dhe ka interesa të mëdha në Indi-paqësor”.

“SHBA-ja po i jep përparësi parandalimit të luftës me Kinën në Paqësor, duke njohur realitetin e mungesës dhe duke bërë shkëmbimet e burimeve për të siguruar që parandalimi të mos dështojë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po e zhvendosin vëmendjen e tyre ndaj këtyre kërcënimeve, aleatët evropianë duhet të udhëheqin nga fronti”, ka deklaruar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Suedia dhuron 1.2 miliardë dollarë ndihmë për ushtrinë ukrainase

Vendet nordike dhe baltike njoftojnë paketë ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

BE-ja i kërkon Ukrainës të forcojë luftën kundër korrupsionit pas skandalit energjetik

BE-ja i kërkon Ukrainës të forcojë luftën kundër korrupsionit pas skandalit energjetik

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

“InfoNata” 13.11.2025

“InfoNata” 13.11.2025

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën