Në një konferencë për media, Gërvalla tha se fakti që një deklaratë e tillë nga Serbia vjen pak orë pas aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sipas saj, tregon se lajmi është i pavërtetë, raporton Teve1.info
“Ne nuk kemi asnjë informacion nga asnjë shtet, por as nga Serbia nuk i kemi. Fakti që vetëm pak orë pas aplikimit, ata thonë që i kanë gati katër çnjohje tregon dy gjëra ose lajmi është i pavërtetë ose ata kanë shumë kohë që punojnë për çnjohje në dallim nga ajo që deklarojnë publikisht”, ka thënë ajo.
Gërvalla thotë se MPJD-ja ka pasur informacione nga shtete të ndryshme në kontinente të tjera, që Serbia në asnjë moment nuk ka ndaluar së punuari për çnjohje të Kosovës edhe në shtetet e ndryshme të kontinentit afrikan, ku sipas saj atyre u është ofruar edhe sheqer.
“Kemi pasur informacione nga shtetet e ndryshme në kontinentet e tjera që Serbia në asnjë moment nuk ka pushuari së punuari për çnjohje të Kosovës nga shtetet e ndryshme madje në shtetet e ndryshme të kontinentit afrikan ka pasur oferta të kombinuara të armëve ruse të kombinuara me vaksina ruse dhe për çudi sheqer. Kjo ka qenë oferta që i është bërë disa prej shteteve të cilat nuk e kanë tërhequr njohjen. Nuk mund të ju jap emër sepse janë konfidenciale nuk dua të ju ekspozoj asnjë shtet në raport me këtë sepse e kërkon konfedencialitetit që kemi sepse asnjëri prej këtyre shteteve nuk ka premtuar çnjohje”, deklaroi Gërvalla.
Sipas saj, Serbia duhet ta mbështes Kosovën në Këshillin e Evropës sepse anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë u ndihmon të gjithë qytetarëve të vendit, edhe atyre serbë. /teve1.info/