TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kompania “Pastrimi” pranon gjashtë kamionë të rinj, gjendja e jashtëzakonshme me mbeturina vazhdon

Sot Komuna e Prishtinës nga tetë kamionë u ka dorëzuar gjashtë prej tyre ndërmarrjes “Pastrimi”. Por, as kjo nuk po e ndal gjendjen e jashtëzakonshme që është shpallur nga Komuna e Prishtinës me 3 shkurt.

by Rinesa Osmanaj
9 muaj ago
1 0
A A

Po i kontrollojnë kamionët që do t’i vozisin vet.

Kjo pasi, Ndërmarrjes “Pastrimi” të enjten iu dorëzuan gjashtë nga tetë kamionët që janë blerë nga Komuna e Prishtinës.

E vlera e tyre është 1.4 milionë euro.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci përmendi edhe numrin e madh të kontejnerëve për të cilat pret që kompania t’i shpërndajë sa më shpejtë.

“Shpresoj që kjo të jetë vetëm një fillim i mbarë i ndihmës së cilës Komuna po e jep edhe gjatë vitit 2025 për ndërmarrjen “Pastrimi”, ne tani më kemi edhe një stok prej 500 kontejnerëve të cilët pritën që shumë shpejtë ndërmarrja e “Pastrimit” të filloi dhe t’i shpërndajë në lokacione të ndryshme të kryeqytetit”, ka thënë ai

Për dorëzimin e gjashtë kamionëve, foli edhe vet kryeshefi i kompanise  “Pastrimi”, Petrit Reçica.

“Fatmirësisht edhe ne si kompani veç i kemi arrit me rrit numrin e kamionëve, ne veç i kemi ble 10 dhe po presim edhe kjo pjesë e flotës me u shtu, normalisht edhe pjesën ekzistuese me sjell në gjendje më të mirë dhe me pas një shërbim sa më të mirë për qytetarët”, tha Reçica

Por shpalljen e gjendjes emergjente për mbeturina nga Komuna e Prishtinës, Reçica nuk po e ka të qartë.

“Ende nuk e kemi të qartë në çfarë forme është shpallë kjo gjendje sepse edhe ne jemi duke i bërë disa matje në terren. Ne e kemi pranu të hënën në mëngjes komplet territorin dhe jemi duke i bërë analizat sa ka pasur vonesa të shërbimit nga operatori privat”, shprehet ai.

Më 3 shkurt, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje emergjente në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

Kështu, Komuna e Prishtinës i udhëzoi banorët e kryeqytetit që faturat për grumbullimin e mbeturinave të mos ia paguajnë më kompanisë “Pastrimi” por te njëjtat te realizohen përmes Komunës deri në një vendim të ri”.

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka njoftuar se në bazë të vendimit të miratuar nga Kuvendi Komunal faturimi dhe pagesa për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave duhet të kryhet drejtpërdrejt në pikat zyrtare të kompanisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti jep mesazhin e mbështetjes për Kosovën para ndeshjes me Slloveninë

Peci: Mitrovica do të jetë destinacioni kryesor i kombëtares në futboll nga viti i ardhshëm

Peci: Mitrovica do të jetë destinacioni kryesor i kombëtares në futboll nga viti i ardhshëm

Rafuna paralajmëron shtrenjtim të produkteve kosovare në dimër

Rafuna paralajmëron shtrenjtim të produkteve kosovare në dimër

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani kërkon formimin urgjent të Komisionit për Buxhet për pagat në RTK

Foda largon katër futbollistë nga lista finale për duelin me Slloveninë

Çeku uron kryetarin Përparim Rama për fitoren e tij në Prishtinë

Votat e diasporës në Prishtinë, Çeku me 70.16%, Rama 29.84%

Peci thotë se do të dorëzojë kallëzim penal për falsifikim të rezultateve të votimit në Mitrovicën e Jugut

Faton Peci siguron 70.45% të votave të diasporës në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën