TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KQZ del me sqarim për dërgimin dhe tërheqjen e materialeve zgjedhore nga votimi jashtë Kosovës

by tëvë1
10 muaj ago
6
A A
KQZ del me sqarim për dërgimin dhe tërheqjen e materialeve zgjedhore nga votimi jashtë Kosovës

Pas shqetësimeve të ngritura në publik lidhur me transportimin e materialeve zgjedhore, përfshirë edhe pakot e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë disa sqarime lidhur me këtë.

Sipas KQZ-së, tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike, do të bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e KQZ-së, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kjo e fundit ka siguruar automjetet transportuese, të cilat do të drejtohen nga zyrtarët e saj.

“Deri më tani, në disa raste, KQZ ka tërhequr pakot me fletëvotime, të cilat janë dërguar për të qëndruar përkohësisht në përfaqësi të ndryshme diplomatike, respektivisht në dhomat e tyre të sigurisë, ku vëzhgohen vazhdimisht nga kamerat. Këto tërheqje janë zhvilluar në një proces transparent, me njoftimin paraprak të vëzhguesve të subjekteve politike, të cilët nuk kanë evidentuar ndonjë vërejtje në protokollet e tërheqjes dhe në praninë e zyrtarëve të KQZ-së”, thuhet në sqarim.

KQZ sqaron se sjellja e pakove me fletëvotime dhe materialeve të tjera zgjedhore në Republikën e Kosovës do të bëhet nën shoqërimin e vazhdueshëm të zyrtarëve të KQZ-së, me statusin e dërgesave diplomatike.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është siguruar që kjo mënyrë e transportit të jetë e sigurte, pa ndonjë problem dhe që të ruhet integriteti i procesit dhe materialeve zgjedhore. Ky lloj i transportit ka karakterin diplomatik, me elementet shoqëruese, siç janë notat verbale, çka e shton sigurinë e ngarkesave”, thuhet më tej në sqarim.

Sipas KQZ-së, ky vendim për këtë mënyrë transportimi është marrë pasi procedura tenderuese për shërbimet postare është në fazën e ankesave, gjë që e ka bërë të pamundur nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik fitues.

KQZ sqaron se, përveç këtij ndryshimi, të gjitha procedurat e tjera për tërheqjen e dërgesave postare të KQZ-së dhe dërgimin e materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike do të zhvillohen sipas planifikimeve të mëhershme të miratuara nga KQZ.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Reshjet e shiut përmbysin ekonomi familjare e kultura bujqësore – ende nuk dihet vlera e dëmeve

Reshjet e shiut përmbysin ekonomi familjare e kultura bujqësore – ende nuk dihet vlera e dëmeve

“Drejtësi për Daorsën”, nesër protestohet në Gjakovë për 25-vjeçaren që humbi jetën tragjikisht

“Drejtësi për Daorsën”, nesër protestohet në Gjakovë për 25-vjeçaren që humbi jetën tragjikisht

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

5 vite burgim rrezikojnë personat që ndikojnë në procesin e votimit

Peja pa probleme ndaj Vëllaznimit

Peja pa probleme ndaj Vëllaznimit

Barça kthehet në Camp Nou me fitore të thellë

Barça kthehet në Camp Nou me fitore të thellë

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

KFOR-i, EULEX-i, Policia dhe FSK-ja bashkë në “Shpata e Artë” njohësit: Siguria në vend po forcohet

5 vite burgim rrezikojnë personat që ndikojnë në procesin e votimit

5 vite burgim rrezikojnë personat që ndikojnë në procesin e votimit

Bllokada e buxhetit, kush rrezikon të mbes pa paga?

Bllokada e buxhetit, kush rrezikon të mbes pa paga?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën