TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Për 20 mijë dinarë serbët paguhen për ta votuar Listën Serbe

Tëvë1 ka mësuar se Lista Serbe ka filluar shpërndarjen e parave për qytetarët e komunitetit serb, në mënyrë që të marrin vota për zgjedhjet e 9 shkurtit.

by Venhar Isufi
1 vit ago
13 0
A A

Paraprakisht njoftohen në telefon për ditën dhe orën.

Për të mos u kuptuar për veprimet e kundërligjshme, kështu po veprohet për t’u paraqitur dhe pranuar paratë, në këtë lokal i cili është afër objektit të komunës së Zveçanit.

Tëvë1 mëson eksluzivisht se qytetarët e komunitetit serb kanë filluar të pranojnë shuma parash për të votuar subjektin Lista Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

E shuma që ata marrin mësohet të jetë 20 mijë dinarë.

Aty u panë të shtunën lëvizjet e qytetarëve në këmbë, e me vetura të parkuara para lokalit.

Gjatë qëndrimit të televizionit në këtë lokacion, lokali u mbyll.

Se kjo veprimtari po ushtrohet ilegalisht e konfirmuan për tëvë1 edhe nga Komuna e Zveçanit.

“Tash e disa ditë kemi pa numër më të shtuar të personave në atë lokal, por që ne nuk kemi ndonjë informacion lidhur me arsyet pse dhe si. Ne mendojmë se është kohë fushate dhe për më tepër nuk kemi informacion”, thonë nga Komuna e Zveçanit.

Ngjashëm po veprohet edhe në komunën e Leposaviqit.

Tëvë1 ka siguruar fotografi ekskluzive ku shihen qytetarët serbë duke pritur jashtë lokalit për të pranuar shumën e parave.

Pas interesimit të televizionit, policia e Kosovës tha për Tëvë1 se për këtë rast kanë filluar hetimet.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi vëzhgon dhe verifikon lokacionet e ndryshme në veri të vendit që mund të paraqiten si sfiduese për institucionet e sigurisë. Edhe ky lokacion nuk përbën përjashtim. Situata e sigurisë në veri vazhdon të mbetet e qetë por delikate, ndërsa Policia e Kosovës është e gatshme të reagojë në rast nevoje”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Në një raport të publikuar të shtunën nga organizata joqeveritare Demokracia në Veprim u tha se është shqetësues vendimi i qeverisë serbe për ndarjen e parave për serbët e Kosovës.

Reagim për këtë rast ka pasur edhe nga ish-anëtari i Partisë Progresive Serbe, Dragan Šormaz i cili ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po financon Listën Serbe për siç ka thënë ai, lojërat e ndyra që po bënë për të fituar Lista Serbe ulëse në Kuvendin e Kosovës. /teve1.info/

 

Tags: Lista SerbeTeve1zgjedhjet 2025
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Përfundon seanca fillestare për rastin e policit Muhamed Lika

Përfundon seanca fillestare për rastin e policit Muhamed Lika

Policia shpall në kërkim një person nga Gjakova, dyshohet për armëmbajtje dhe kanosje

Policia shpall në kërkim një person nga Gjakova, dyshohet për armëmbajtje dhe kanosje

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

AAK bëhet me grup parlamentar pasi i bashkohet Duda Balje

Nuk hyri në Qeveri, reagon Duda Balje

Përfundon seanca fillestare për rastin e policit Muhamed Lika

Përfundon seanca fillestare për rastin e policit Muhamed Lika

Kosova e Shqipëria sonte mësojnë kundërshtarët për sezonin e ri në Ligën e Kombeve

Kosova e Shqipëria sonte mësojnë kundërshtarët për sezonin e ri në Ligën e Kombeve

Policia shpall në kërkim një person nga Gjakova, dyshohet për armëmbajtje dhe kanosje

Policia shpall në kërkim një person nga Gjakova, dyshohet për armëmbajtje dhe kanosje

Xabi Alonso rikthehet menjëherë në verë pas largimit nga Real Madridi

Xabi Alonso rikthehet menjëherë në verë pas largimit nga Real Madridi

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

AAK bëhet me grup parlamentar pasi i bashkohet Duda Balje

Nuk hyri në Qeveri, reagon Duda Balje

AAK mblidhet sot, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të brendshme

AAK mblidhet sot, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të brendshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën