TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku zotohet se LDK-ja do t’i rikuperojë relacionet me ShBA-në në takimin me zyrtaren amerikane

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Abdixhiku zotohet se LDK-ja do t’i rikuperojë relacionet me ShBA-në në takimin me zyrtaren amerikane

Pas takimit me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së, Anu Prattipati.

Kreu i LDK-së bën të ditur se Prattipatin e ka njoftuar rreth zgjedhjeve, si dhe ia përcolli zotimin e kësaj partie se pas 9 shkurtit, nëse dalin fitues, do t’i rikuperojë në plotni relacionet me ShBA-të dhe administratën amerikane.

“Pas ambasadorit britanik, në takim prita të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-ve, dhe njëkohësisht zëvendës ambasadorën, Anu Prattipati. Znj. Prattipati e njoftova për momentumin e mirë politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve, si dhe mbi rrjedhën e fushatës sonë. Përcolla dhe zotimin tonë se pas 9 shkurtit, Qeveria e Re e Kosovës, e udhëhequr nga LDK, do t’i rikuperojë në plotni relacionet me SHBA-të dhe administratën amerikane. Kosova e pavarur e sovrane, e anëtarësuar në BE e në NATO, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër. Siguria, energjetika, ekonomia e teknologjia e Kosovës do të mbështeten eksluzivisht në partneritetin e ngushtë që populli i Kosovës, LDK e Republika e Kosovës do të kenë me SHBA-të”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Tags: LDKLumir AbdixhikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dardanët” marrin rrugën për një Vjenë, të gatshëm për ndeshjen ndaj Austrisë

“Dardanët” marrin rrugën për një Vjenë, të gatshëm për ndeshjen ndaj Austrisë

FSK dhe Ushtria Turke zhvillojnë trajnim të përbashkët në kërkim-shpëtim

FSK dhe Ushtria Turke zhvillojnë trajnim të përbashkët në kërkim-shpëtim

Tahiri thotë se Kurti gaboi diçka në Banjskë që Amerika e ndëshkoi

Tahiri: As Kurti e as Rama nuk takuan qeveritarët amerikanë, alarm për Kosovën dhe Shqipërinë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë në Prishtinë

Aksident me fatalitet në Istog, vdesin dy persona

Pesë persona lëndohen pas një aksidenti trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj–Shtërpcë

AUV: Produkti ushqimor “Flips Ketchup” tërhiqet nga tregu

AUV: Produkti ushqimor “Flips Ketchup” tërhiqet nga tregu

“Jo në emrin tim”, protesta edhe në Gjermani dhe Finlandë

“Jo në emrin tim”, protesta edhe në Gjermani dhe Finlandë

Trajneri i Austrisë flet para duelit me Kosovën: Pres ndeshje të vështirë

Trajneri i Austrisë flet para duelit me Kosovën: Pres ndeshje të vështirë

Qeveria e Kosovës pezullon Muzliukajn, pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion

Qeveria e Kosovës pezullon Muzliukajn, pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion

Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë kanë marrë viza në shtete të BE-së nga viti 2020 deri në vitin 2025

Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë kanë marrë viza në shtete të BE-së nga viti 2020 deri në vitin 2025

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

Aksident trafiku në Mramor, lëndohen tre persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën