TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Disa rrugë të bllokuara në Shqipëri, Shkodra pa energji elektrike

by teve1
1 vit ago
1
A A
Disa rrugë të bllokuara në Shqipëri, Shkodra pa energji elektrike

Reshjet e dëborës dhe stuhitë e fuqishme që kanë mbërthyer vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, kanë krijuar vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa qarqe.

Kësisoj, si pasojë e erërave të forta, dy pemë të mëdha janë rrëzuar mbrëmjen e djeshme pranë oborrit të Spitalit rajonal të Lezhës duke dëmtuar kështu disa automjete të parkuara dhe një biznes që ndodhej pranë.

Forcat zjarrfikëse kanë punuar për disa orë për heqjen e pemëve dhe rikthimin e normaliteti. Ndërkaq, moti i keq me era të fortë përgjatë 24 orëve ka shkaktuar dëme të shumta në Lezhë, duke dëmtuar rrjetin elektrike e duke lënë shumë fshatra në të gjithë territorin e qarkut të jenë pa energji elektrike.

Qarku Elbasan- Reshjet e dëborës krijojnë vështirësi në qarkullim

Në Qarkun e Elbasanit, reshjet e dëborës janë kthyer në problem për qarkullim, duke bllokuar rrugët që lidhin Njësinë Administrative Labinot  Mal.

Trashësia e  dëborës arrin deri 20cm, por rruga për në Njësinë Administrative Funar është e kalueshme vetëm me mjet4x4 me zinxhirë.

Ndërsa në Librazhd, një pjesë e mirë e rrugëve rurale që lidhin fshatrat me njësinë administrative janë të bllokuara. Aksi rrugor nacional Librazhd-Stebleve deri në Borovë është i kalueshëm me zinxhirë. E njëjta situatë paraqitet edhe në Prrenjas.

Por problematike paraqitet situata në rrethin e Gramshit, ku si pasojë e reshjeve të denduratë dëborës, banorët e Njësive Administrative Lenie, Kushovë, Kudovjat janë hasur me mungesë të furnizimit me energji elektrike.

Aksi rrugor që lidh rrethin e Gramshit me zonën e Mokrës në Pogradec aktualisht është i bllokuar dhe i pakalueshëm. Deri tani nuk raportohet për automjete të mbetura në rrugë, por udhëtarët këshillohen të shmangin këtë drejtim deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Autoritetet dhe banorët lokalë apelojnë për ndërhyrje urgjente për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e qarkullimit në zonë.

Qarku Kukës-Bllokohen përkohësisht rrugët

I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët dhe i shoqëruar me erë të fortë e cila bën të mundur mbartjen e borës dhe bllokim të përkohshëm të rrugëve. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme me pajisje dimërore. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente. Të gjitha rrugët janë të kalueshme me pajisje dimërore përveç rrugës që lidh Njësinë Administrative Arrën dhe Zapod me rrugën nacionale.

I gjithë Qarkut i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç Njësive Administrative Kolsh Surroj, Arren, Lagjia Drinas dhe Ram-Has, Qendër Kukës, fshati Qam, Leproj dhe Malzi.

Qarku Shkodër- Mungesë të furnizimit me energji elektrike

Akset rrugore në qarkun e Shkodrës janë të qarkullueshme. Në të gjitha akset në zonat malore ka prani të dëborës dhe erë të fortë. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane probleme me furnizimin me Energji Elektrike.  Aksi rrugor Kire – Shosh është i bllokuar. Rruga për në Theth është e kalueshme por me ngrica.

Nga bashkia Vau Dejës , informohemi se kemi mungesë të furnizimit me energji elektrike ne Nj.A. Vau Dejës, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak. Vazhdojnë erërat me intensitet të lartë. Dy njësitë malore janë të izoluara nga dëbora.

Nga bashkia Puke , informohemi se reshjet e bores kanë pushuar, vijon kriposja e rrugëve.

Nga bashkia Fushe Arrëz, informohemi se kanë vazhduar reshjet e dëborës gjatë natës së mbrëmshme dhe erat e fuqishme. Rruga nacionale Fushe-Arrëz-Qafe Mali është pothuajse e pa kalueshme pasi akoma nuk e ka pastruar asnjë mjet borëpastrues. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga Bardhet – Iballe dhe kemi probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike në fshatrat e NjA Qafe-Mali dhe Iballë. /rtsh.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje babain e ministres Pirdeni

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje babain e ministres Pirdeni

Gjykatësit në Maqedoninë e Veriut i gjenden në murin e shtëpisë 350 mijë euro të fshehura

33-vjeçari nga Manastiri vrau me thikë bashkëshorten e tij

Trump: Xi Jinping premtoi se Kina nuk do ta furnizojë me armë Iranin

Trump: Xi Jinping premtoi se Kina nuk do ta furnizojë me armë Iranin

Meta përshëndet votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Meta përshëndet votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje babain e ministres Pirdeni

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje babain e ministres Pirdeni

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla publikon të dhënat e raportit: Kosova, e para në rajon në luftën kundër korrupsionit

Poazhri: Duke i parë reagimet, LDK është më afër shpartallimit se bashkimit

Poazhri: Duke i parë reagimet, LDK është më afër shpartallimit se bashkimit

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

I plagosuri me armë zjarri në Prishtinë në gjendje të rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën