TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Kosovarët vazhdojnë të kërkojnë ilaçin për jetë jashtë institucioneve publike

by teve1
1 vit ago
12
A A
​Kosovarët vazhdojnë të kërkojnë ilaçin për jetë jashtë institucioneve publike

Pacientët kosovarë vazhdojnë të bredhin nëpër institucione shëndetësore private e jashtë vendit për të kërkuar shërim.

Vetëm deri në nëntor 2024, rreth 1 mijë e 100 pacientë, kërkuan mbështetjen nga shteti për trajtim jashtë institucioneve publike, pasi ata ilaçin për jetën e tyre nuk po mund ta gjejnë në klinikat publike.

Personat që vuajnë nga sëmundjet malinje, por edhe ato ortopedike e pediatrike vazhdojnë të jenë kërkuesit më të madh për financim nga shtetit për shërim.

Miliona euro vazhdojnë të shpenzohen për trajtimin e pacientëve nga Kosova jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Amir Keka thotë se krahasuar me vitet e kaluara ka rënie të referimeve të pacientëve për shërbim jashtë spitaleve publike.

“Deri në nëntor, në bazë të statistikave, 1079 aplikime në total për dallim nga vitet e kaluara, dhe është dukshëm në rënie… 01’35 Nëse i referohemi viteve paraprake, nga viti 2019 ku kanë qenë gjithsej 1426 aplikime, tashmë jemi në nivelin e 1100 aplikimeve brenda vitit… Janë disa nga klinikat, të cilat paraprakisht kanë pasur referime shumë të mëdha, ndërsa tani numri i referimeve është dukshëm më i vogël si Onkologjia, Oftalomologjia, Kardiologjia”, tha ai.

Keka tregon se Turqia e vendet e rajonit si Shqipëria e Maqedonia e Veriut janë vendet ku pacientët kosovarë po kërkojnë shërim. Ai shtoi se me liberalizimin e vizave janë rritur mundësitë e pacientët për gjetur ilaçin e tyre.

“Referime ka më shumë nga klinikat janë për momentin Mjekësia Nukleare, Pediatria, Ortopedia e të tjera. Mirëpo, në total vlen të theksojmë edhe në bazë të ngritjes së infrastrukturës nga MSH-ja dhe QKUK-ja nëpër klinika përkatëse konsiderojmë se numri i referimeve do të shkojë në zvogëlim në vitet e ardhshme. Për arsye se investimet janë bërë të shumta dhe ju e shihni shumica e shërbimeve tashmë po kryhet edhe në institucione publike. 03/03 Kryesisht e përbëjnë ortopedia, sëmundjet malinje që nuk trajtohen këtu, transplantimet të cilat janë të ndaluar me ligj në Kosovë, janë këto disa sëmundje që kanë referime më së shumti”, tha Keka.

Keka thotë se buxheti 8 milionë eurosh për 2024 është shpenzuar, dhe për vitin aktual kanë në dispozicion 10 milionë euro, teksa Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka 18 milionë euro borxh ndaj institucioneve private në Kosovë dhe jashtë saj.

“Në vitin 2024 janë ndarë 8 milionë euro dhe i njëjtë aktualisht është shpenzuar 100%, mbi bazën e nevojave reale ne kemi bërë kërkesë për buxhet shtesë dhe të njëjtin Ministria e Financave e ka aprovuar dhe nga viti 2025 buxhetin për kategorinë e subvencioneve e kemi 10 milionë euro për trajtim të pacientëve jashtë institucioneve publike… Deri në fund të vitit të kaluar kemi pasur një borxh diku rreth 30 milionë euro, megjithatë MSH-ja, së bashku me Ministrinë e Financave, duke parë që trendi është duke u rritur dhe obligimet kanë mbetur të pashlyera, ka marrë vendim dhe në fund të vitit të kaluar janë ndarë 15 milionë euro, të cilat janë shpenzuar gjithsej me qëllim të uljes së këtyre detyrimeve që kemi ndaj institucioneve private. Aktualisht vlera e obligimeve është rreth 18 milionë euro”, deklaroi drejtori i FSSH-së.

Të shqetësuar për numrin e madh të pacientëve që vazhdojnë të kërkojnë trajtim shëndetësor jashtë institucioneve publike shëndetësore shprehen nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.

Kryetar i PRAK-ut, Besim Kodra thotë se përkundër investimeve që po bëhen sidomos në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po vazhdojnë të jenë të larta kërkesat e pacientëve për trajtim shëndetësor jashtë spitaleve publike.

“Ne kemi parë më shumë investime që janë bërë sidomos në QKUK e më pak në spitalet rajonale, që në kushte normal do të duhej ta zvogëlonin kërkesën e pacientëve për trajtim jashtë institucioneve publike…E vërteta është se një numër i madh i pacientëve po shkojnë ende jashtë institucioneve publike, madje edhe në shtetet tjera dhe kostot e trajtimit të tyre janë të larta. Kjo përveç që e rëndon buxhetin e shtetit, e rëndon edhe buxhetin familjarë, sepse shpenzimet aksesore gjithmonë nuk mbulohen, madje në shumicën e rasteve jo. Pacientët kanë fluturime, banim, kostot e tyre të trajtimit janë jashtëzakonisht të larta dhe shteti duhet të bëjë përpjekje maksimalisht që të gjitha shërbimet”, deklaroi Kodra.

Ndonëse vetëm në vitin 2024 mbi 1 mijë qytetarë kërkuan shërim në spitalet private, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi thotë se ka ulje të vazhdueshme të kërkesave të pacientëve që marrin trajtim jashtë vendit.

“Ka një ulje të vazhdueshme të kërkesave të shërbimeve jashtë shtetit, por duhet kuptuar që një pjesë e shërbimeve gjithmonë do të kërkojnë trajtim jashtë shtetit…12\07 Mendoj se shkaktari i parë ka qenë një kufizim që e kanë pasur profesionistët tanë për një trajnim të vazhdueshëm nëpër qendrat tjera mjekësore më të avancuara. E dyta, e cila ka ndikuar si shumë investimi strategjik në pajisje shëndetësore, të cilat kanë qenë me rëndësi. Por, mund të them se jemi shumë të kënaqur me veprimet që i kemi bërë fillimisht në Klinikën e Onkologjisë ku faktikisht është përforcuar dhe do të përforcohet në vazhdimisht edhe me një akselerator të ri Klinika e Onkologjisë dhe jemi të kënaqur me Komitetin Kyç të listës esenciale, i cili çdo vit po e rrit gamën e produkteve onkologjike apo kimioterapisë e imunoterapisë që po shtohen në listë esenciale”, tha ai.

Qytetarët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, pasi ligji për kujdesin e detyruar shëndetësor është miratuar në Kuvend por aktualisht ndodhet në Kushtetuese. /KP

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën