TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kapiteni i Dritës shpallet “Ylli i Javës”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kapiteni i Dritës shpallet “Ylli i Javës”

Mesfushori i Dritës, Rron Broja është zgjedhur lojtari më i mirë për javën e 18-të të Superligës së Kosovës në futboll, me të cilën u mbyll edhe stinori vjeshtor.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar të hënën se Broja e ka fituar çmimin “Ylli i Javës”, i cili ndahet për futbollistin më të mirë pas përfundimit të secilës xhiro në Superligë.

Broja që është edhe kapiten i Dritës ishte edhe më i merituari për fitoren e ekipit të tij në ndeshjen kundër Feronikelit ’74, të luajtur në Gjilan.

Drita fitoi 2:1 me përmbysje të rezultatit, ndërsa Broja shënoi golin e barazimit dhe asistoi në golin e fitores të realizuar nga Arb Manaj.

Me këtë fitore, Drita mbetet në krye të tabelës me 40 pikë dhe shpallet kampione e stinorit vjeshtor, ndërsa Komisioni i Veteranëve ka vlerësuar lart paraqitjen e Brojës kundër Feronikelit ’74.

Pasi mori çmimin e më të mirit për xhiron e 18-të, Broja u shpreh tejet i lumtur që u vlerësua më i miri dhe shtoi se synimi i Dritës është që ta mbyll sezonin në pozitën e parë.

Broja, gjithashtu falënderoi edhe bashkëlojtarët e tij dhe stafin e Dritës, duke thënë se pa ndihmën e tyre nuk do të ishte e mundur të shpallej më i miri.

Për Brojën, kjo është hera e parë në sezonin 2024/25 që vlerësohet si më i miri dhe fiton çmimin “Ylli i Javës”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Broja me probleme fizike para duelit me Poloninë

Paqartësi në të ardhmen e Brojës

Lautaro Martinez mbetet tek Interi

Lautaro Martinez mbetet tek Interi

Torres te Parisi, Barcelona pranon ofertën

Torres te Parisi, Barcelona pranon ofertën

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Superliga nis të premten me ndeshjen në Drenas

Gruda: Kemi dorëzuar kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë nesër

Gruda: Kemi dorëzuar kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë nesër

Çmimi i naftës për sot në Kosovë është 1.70 euro për litër

Çmimi i naftës për sot në Kosovë është 1.70 euro për litër

Hoxhaj: Ne nuk kemi gurë, e as gaz për institucionet, të cilat me sakrificë i ka ndërtuar ky popull

Hoxhaj: Ne nuk kemi gurë, e as gaz për institucionet, të cilat me sakrificë i ka ndërtuar ky popull

352  persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda 24 orëve në QKUK

352 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda 24 orëve në QKUK

Deliu Kodra: Kuvendi nuk mund të mbahet peng, thirreni seancën

Deliu Kodra: Kuvendi nuk mund të mbahet peng, thirreni seancën

Deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

Deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

Zjarret në Krujë, evakuohen banorët gjatë natës – nis operacioni nga ajri

Zjarret në Krujë, evakuohen banorët gjatë natës – nis operacioni nga ajri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën