Delegacioni nga Shqipëria ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve Kosovë-Shqipëri.
Në fillim të seancës është lëshuar himni i Kosovës dhe ai kombëtar.
Në këtë seancë po marrin pjesë krerët e shtetit si dhe deputetë të shumtë.
Ndryshe, pjesë e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Serbi është edhe deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi
Sipas agjendës është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Kjo mbledhje e përbashkët do të përmbyllet me fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës./teve1.info/
Rama e Spiropali priten nga Kurti e Konjufca pak para nisjes së mbledhjes së përbashkët