Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë.
Rastin në Polici e ka lajmëruar djali i viktimës.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, babai i tij është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion“, thuhet në raportin e PK-së.