Në 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Sipas komunikatës, ata kanë kujtuar sakrificën, flijimin dhe çmimin që ka dhënë familja Jashari për lirinë e Kosovës, gjersa 28 nëntori shënon edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Po ashtu bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Bislimi, ka bërë homazhe edhe te memoriali i Isa Boletinit dhe te shtatorja e Ismail Qemailit./teve1.info/