Njohësi i çështjeve politike, Selam Shkodra tha se më këdo që ka bashkëpunuar presidentja, Vjosa Osmani në fund ka përfunduar me grindje.
Sipas tij, tani është njollojë mosbesimi në partneritet në të ardhmen me të.
Tutje, Shkodra në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1 ka thënë se ndoshta Osmani pret dështimin e liderit të LDK-së në këto zgjedhje që më pas të këtë ambicie që të jetë në krye të saj.
“Praktikat tregojnë se z.Osmani me të gjitha ata që ka bashkëpunuar në fund ka përfunduar me grindje dmth. Është njëfarëlloj mosbesimi në partneritet në të ardhmen me të. Ndoshta e njëjta pret dmth dështimin e liderit të LDK-së në këto zgjedhje dhe mund të këtë ambicie për tu bërë nesër pasnesër edhe udhëheqëse e LDK-së, por që gjasat i ka minimale për shkak se kjo parti e sheh si fajtoren kryesore për debaklin e zgjedhjeve të vitit 2021”, ka deklaruar ai.