TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Hasaj: Tri komuna në vend rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gjermania i kërkon Kosovës të shtyjë vendimin për ndalimin e pagesave me dinarë

Komunat si Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025. Kjo për shkak se ato nuk e kanë miratuar buxhetin në kohen e duhur, sipas afateve ligjore. Kështu është theksuar në raportin “Projektbuxheti 2025- analizë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”, e organizuar nga Instituti GAP.

Blendi Hasaj nga ky institut, ka thënë se suksesi i këtij planifikimi varet edhe nga dinamika e shpenzimeve, veçanërisht te investimet kapitale të cilat shpesh rezultojnë me nënshpenzim.

Ai derisa ka folur për buxhetin e vitit 2025, ka thënë se investimet kapitale do duhej të merrnin një fokus të veçantë në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe të lirohen mjetet për investime kapitale të reja dhe projekte te reja.

“Suksesi i këtij planifikimi varet edhe nga dinamika e shpenzimeve veçanërisht tek investimet kapitale të cilat shpesh rezultojnë me nënshpenzim…Tek investimet kapitale parashihet një rritje e buxhetit prej 71 milionë euro krahasuar me vitin 2024, këtu, pjesa më e madhe e projekteve janë të bartura nga viti në vit, konkretisht nga rreth 928 milionë euro të buxhetore për investime kapitale, 90 për qind e tyre janë investime shumëvjeçare apo të bartura nga vitet e kaluara. Kur jemi në këtë pikë, një analizë që e kemi përfshirë ka të bëjë me efikasitetin jo të madh të institucioneve për të realizuar investimet kapitale, një gjetje e raportit tregon se janë mbi 264 projekte në projektbuxhetin e vitit 2025 e për të cilat datojnë nga periudha 2008-2019, dhe të cilat marrin rreth 258 milionë euro në projektbuxhetin e vitit 2025. Andaj, si çështje do duhej të merrte fokusin e veçantë në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe të lirohen mjetet për investime kapitale të reja dhe projekte te reja”, tha Hysaj.

Ndërsa, ka thënë se këtë vit vërehet një shpërndarje më e barabartë e investimeve kapitale të nivelit qendror nëpër komuna.

Ai po ashtu ka thënë se qytetarët ende vazhdojnë të shpenzojnë shumë nga gjepi i tyre si për qindje e gjitha shpenzimeve që bëhen për sektorin e shëndetësisë.

“Në shëndetësi, për gjitha institucionet kyçe në këtë sektor është paraparë një buxhet prej rreth 359 milionë euro një rritje prej 6% krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, kjo përfaqëson rreth 4 për qind % të BPV-së, duke e vendosur Kosovën pas vendeve të zhvilluara dhe të dytën me shpenzimet më të ulëta në rajon. Po ashtu një indikator i cili përmendet edhe në raportin për vendin është që qytetarët ende vazhdojnë të shpenzojnë shumë nga gjepi i tyre si për qindje e gjitha shpenzimeve që bëhen për sektorin e shëndetësisë diku 30 deri në 40 për qind”, tha Hasaj.

Ndërkaq, Hysaj ka thënë se tre komunat e vendit rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025, kjo për shkak se ato nuk e kanë miratuar buxhetin në kohen e duhur, sipas afateve ligjore.

“Komunat si Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025 krahasuar me 2024, kjo për shkak se ato nuk e kanë miratuar buxhetin në kohen e duhur, sipas afateve ligjore”, u shpreh ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën