Përfaqësuesja U19 e Shqipërisë të shtunën ka pësuar humbje 1:0 nga Danimarka në ndeshjen e dytë të Grupit 11.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” ishte i vlefshme për kualifikimet në Evropianin që vitin tjetër organizohet në Rumani.
Golin e fitores për Danimarkën U19 e realizoi Tobias Lund-Jensen në minutën e 37-të.
Shqipëria pësoi disfatë edhe në ndeshjen e parë nga Izraeli me rezultatin e thellë 6:0.
Shqipëria është nikoqire e këtij grupi.
“Kuqezinjtë” ndeshjen e ardhshme e luajnë ndaj Irlandës së Veriut më 19 nëntor.
Izraeli dhe Danimarka i prijnë grupit me gjashtë pikë. Shqipëria dhe Irlanda e Veriut janë pa pikë.
Vetëm dy të parët e grupeve dhe më i miri i vendit të tretë avancon në “Elite Round”.